Pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur Xhevder Ferri, të shumtë kanë qenë ata që kanë mbetur të shokuar nga kjo humbje e parakohëshme.

Në një lidhje për neës 24, Rajmonda Bulku, ka treguar se e ka marrë vesh lajmin e hidhur teksa xhironte në skenë.

Më pas regjisores i ka ardhur një telefonatë dhe ajo tha ‘’çfarë, çfarë…’’. Nisi të thërriste dhe ne na ra në mënyrë shokante.

”Mendoja që do kalonte gjithçka dhe do e përballonte. Nuk di çfarë të them, ishte një gjë që pritej apo s’pritej. Na ra në mënyrë shokante. Kemi një jetë që kemi punuar.

Nuk munda më të flisja, jemi të lodhur me vdekjet e bashkëkolegëve dhe jemi të lodhur, Ridvani tani Xhevdeti.

Ishte një student i shkëlqyer me 10, serioz, skrupuloz, shumë i ditur, s’di c’të them. Cift i mrekullueshëm me Rozetën, familjar dhe dashuri e frikshme me të.

Aktor, partner, mik dhe burrë shumë i zgjuar. Kjo e veçonte Xhevdetin, nga të tjerët. Jemi pa fjalë.”- tha Rajmonda Bulku/CNA.al