Rënia e komunizmit në Shqipëri që ndodhi në fillim të viteve 1990, krijoi një kolaps të madh ekonomik (me mungesa të mëdha ushqimore) mes trazirave të mëdha politike dhe sociale në vend. Kjo nxiti shumë shqiptarë që të përpiqen të largohen nga vendi i tyre më parë i izoluar për 50 vite. Njerëzit u ndjenë të zhytur në pikëllim nga mungesa e shpresës dhe megjithëse njohuritë e tyre për vendet e tjera u bazuan vetëm në ato që kishin dëgjuar ose në televizionin italian, ata dëshironin të fillonin një jetë të re jashtë vendit. Një pjesë e mirë e emigrantëve synonte për Italinë, më pak se njëqind milje larg porteve shqiptare nëpër ngushticën e Otrantos.

Anija e transportit Vlorë (foto më lart) ishte kthyer nga Kuba me një peshë sheqeri, motori i saj kryesor ishte jashtë përdorimit dhe u ankorua në Durrës për të shkarkuar ngarkesën e tij dhe për të shkuar për riparie. Ndërkohë, një numër i madh njerëzish u mblodhën në port nga mbarë vendi me shpresën që të hipnin në ndonjë anije dhe të lundronin në Itali. Pa asnjeri për t’i ndaluar, mijëra prej tyre (nga 10,000 deri në 20,000 sipas raporteve) hipën në anijen Vlora më 7 gusht 1991 duke u hedhur në det dhe duke u ngjitur në bord me anë të litarëve, duke mbushur pothuajse çdo pëllëmbë të anijes. Kapiteni Halim Milaqi nuk arriti të flasë me njerëzit – disa prej të cilëve ishin të armatosur – dhe plani i tyre, ishte të lundronin anijen e mbipopulluar drejt Italisë.

Duke lundruar me vetëm motorët e saj ndihmës, pa një radar (për shkak të pranisë së pasagjerëve) dhe me peshë të tepërt, anija humbi edhe tubat e saj të ftohjes, pasi njerëzit i kishin prerë ato, me kapitenin duke përdorur ujin e detit për të shmangur shkrirjen e motorit . Patën edhe fat nga moti bujar dhe arritën në brigjet italiane në orët e para të 8 gushtit.

U bë një përpjekje për ta bllokuar hyrjen në porti duke përdorur anijet e vogla për të detyruar kapitenin që të kthehej në Shqipëri. Ai nuk pranoi, duke përmendur kushtet e përkeqësuara në bordin e anijes pasi pasagjerët kishin kaluar 36 orë me pothuajse asnjë ushqim ose ujë dhe me nxehtësinë e motit në mujin Gusht, kapiteni Milaqi refuzoi të tërhiqej dhe hyri në port, duke komunikuar se ai kishte njerëz të plagosur në bordi dhe nuk mund të kthehej.

Politika e ashpër e qeverisë italiane ishte ndalimi i anijeve të refugjatëve për t’u ankoruar në brigjet italiane dhe duke i dëbuar emigrantët menjëherë. Si e tillë, udhëtarët e Vlorës nuk u shpërngulën në një ambjent qëndrimi me kushte optimale, urdhrat nga Roma kërkuan që ata të mbaheshin në port, me pak ose aspak ndihma materiale dhe të ktheheshin në Shqipëri brenda disa ditësh.

Autoritetet filluan të zhvendosin emigrantët rreth mesditës në Stadio della Vittoria, një stadium jashtë përdorimit, ku ata do të mbaheshin deri në deportimin e tyre. Pasdite, shqiptarët kishin kuptuar se ata do të dërgoheshin në shtëpi, disa grupe u përpoqën të dçanin përmes kordonit të policisë që rrethonte stadiumin. Natën e panë tensionin edhe më të madh, me përplasjet mes policisë dhe shqiptarëve që përpiqeshin (dhe pasuan për disa orë) të thyenin kordonin.

Megjithatë në ditët e ardhshme rreth 3,000 emigrantë u riatdhesuan, disa u larguan vullnetarisht pasi pritja armiqësore dhe kushtet e këqija i kishin lënë të zhgënjyer për jetën në Itali, shumica u tha gënjeshtra, me anijet dhe aeroplanët që duhej t’i çonin në qytete të tjera italiane dhe që i kthenin mbrapsht në Shqipëri. Trajtimi i ashpër i tyre u kritikua nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe nga Papa, por u justifikua nga qeveria italiane si e nevojshme për të penguar migrimin e mëtejshëm të parregullt nga Shqipëria.

Përktheu & përgatiti për Na Ishte Dikur. Olsi Ferazini
Burimi: https://rarehistoricalphotos.com