Në valën e hapjes së ambasadave, në verën e vitit 1990, i gjithë regjimi ishte vënë në alarm për të zbuluar se kush kishte hyrë në përfaqësitë e huaja në Tiranë, me synimin për t’u larguar nga Shqipëria.

Nga Komiteti Qendror i PPSH-së iu ishte shpërndarë një urdhër gjithë institucioneve shtetërore për të bërë një skaner e për të hartuar listat e të larguarve.

Në këtë valë aksioni, edhe në institucionet e  Kulturës dhe Arteve ishte bërë një kërkim i hollësishëm ku ishin hartuar listat me “guximtarët”, apo ndryshe tradhëtarët e atdheut.

Drejtori i Kuadrit në  Komitetin e Kulturës dhe Arteve, Gjik Kurtiqi, ishte njeriu që përgatiste këtë listë duke vënë në skaner gjithë institucionet vartëse të kulturës dhe arteve të asaj kohe.

Ja informacioni i përgatitur për Komitetin Qendror:

Informacion 

Sipas porosisë së dhënë verifikuam edhe një herë gjendjen në institucionet, ndërmarrjet e sistemit të kulturës dhe të arteve. Nga verifikimi del se janë futur në ambasadat e huaja 49 punëtorë e nëpunës, katër prej të cilëve me gjithë familjet e tyre.

TOB, dy vetë

Marketin Kola, korist me arsim të mesëm

Armand Aga, elektriçist me arsim të mesëm.

Cirku: 5 vetë, të pestë akrobatë

Artur Pasakli

Shpend Kurti

Arjan Stoja

Edmond Garuli

Silvana Dibra

Instituti i Monumenteve, 4 vetë

Avni Delvina, skicograf, me arsim të mesëm

Servet Frashëri, mekanik

Ilir Baze, mekanik

Skënder Ibro, punëtor

Kinostudio, 4 vetë

Diana Hoxha, piktore, me arsim të mesëm

Armand Xhuli, as/regjisor

Shpëtim Manxhelaku, shef furnizimi

Ilir Demalia, magazinier

Teatri Popullor, 1 vetë

Gjergj Gjika, aktor

Teatri i Kukullave, 1 vetë

Eva Pëllumbu, aktore, me gjithë vajzën

Kombinati Poligrafik, 31 vetë

Osman Terazini, punëtor

Luan Arapi, punëtor

Ilir Halo, punëtor

Ilir Koto, punëtor

Luiza Plaku, punëtor

Bashkim Hoxha, punëtor

Faik Duro

Alma Jegeni

Avni Aliko, korrektor

Afërdita Kuke, korrektore, me arsim të lartë

Arben Sala, punëtor

Hektor Hodoraj, punëtor

Genc Gjoka, punëtor

Skënder Vulka

Skënder Shurdha

Lindita Gjeloshi

Eduart Gjora

Nexhmije Thëllënxa

Shtypshkronja “Mihal Duri”

Alfred Luka, punëtor, me gjithë familje

Sotiraq Capi, Punëtor, me gjithë familje

Bujar Dushku, punëtor

Hektor Boga

Dashamir Koçi

Afërdita Reçi

Emilian Holi

Elmas Rada, me familje

Shtypshkronja “8 Nëntori”

Ilir Muça

Dispencat

Ilir Preza

Drejtoria Qendrore e Poligrafisë

Ramadan Dushku

Shtypshkronja “Bashkimi”

Agron Bici

Ndërmarrja e Librit

Robert Maçi, shofer

Shtëpia qendrore e krijimtarisë Popullore

Sokol Çelia, shofer

Siç mund të vihet re, emri më i njohur është ai i Ilir Demaliajt, një individi që vetë-afirmohet si një prej zërave përfaqesues të rebelizimit të asaj kohe. Sot, te studio e Zhejit, ai ftohet dhe në rolin e analistit. Por siç mund të vihet re, atë kohë paska qenë magazinier.

Emër tjetër i njohur është Armand Xhuli, po nga ish-Kinostudio, i cili ka punuar si asistent regjisor në vitet ’80-të. Xhuli, një ndër personazhet e njohur të jetës bulevardeske tiranase, jetoi për shumë vite në Itali, për t’u kthyer më pas sërish në Tiranë ku vijon të jetojë dhe çuditërisht i padashuruar me emigracionin.

(Tesheshi)