Dy muaj pas miratimit në qeveri të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar ai u botua në Fletoren Zyrtare në kundërshti të plotë me ligjin sa u përket afateve kohora.

Ligji i botuar në Fletoren Zyrtare parashikonte ngritjen e një komiosioni i cili do të ndërmjetësoi me fimën private e cila do të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit të ri kombëtar.

Neritaj Liçaj ka folur për Fax News. Ai i konisderon të gjitha presione duke e krahasuar kështu qeverinë me një qen të cilit i kanë rënë dhëmbët dhe leh kot.

“Të gjitha afatet ligjore të ligjit special që unë njoh nukn janë zbatuar. Ky është një budallallik me brir. Të vijë kur të duan po duhet të kuptojnë vetëm një gjë, se është e afërm dita ku do të filloj zbritaj në gropën politike.

Le të vijën, por duhet të dinë që teatri i ka muret të rëndë megjithatë kanë për t’ia parë hajrin mirë.Kjo është një tjetër gënjeshtër ‘alla Rilindje’ sepse ai teatër vetëm modern nuk mund të jetë se do të jetë një furrik pulash, është një gënjeshtër e madhe.Ajo do jetë pronë e një firme private e cila mundt ti teket dhe të thotë që është pronë e imja duke na nxjerr jahtë të gjithëve.

Nuk arrin puna deri në shembjen e godinës, sepse dinë mirë që këtu për pak mblidhen 50 mijë vetë. Ata janë si puna e atij qenit që skanë dhëmbë dhe lehin vetëm për të treguar që kanë. Ministrja e Kulturës me ne është në barrikadë, ne nuk kemi me çfarë të flasim me asnjë nga ministrant e Ramës. Këta po luajnë me ekzistencën tonë.”

Për FaxNews ka folur dhe regjisori Besnik Bisha, në fjalët e tij tepër të ndjera, ështëe shprehur se kjo mund të jetë një mundësi për të zhvendosur vëmendjen nga problem më të mëdha në vend.

“Të them të drejtën është ditë e trishtueshme duke menduar se ku duan ta çojnë këtë histori. Kjo është një përkrahje e madhe  se ne kemi më shumë se 16 muaj që protestojmë dhe kjo është dukur në momentin kur janë vendosur shkronjat. Kjo nuk është një çështje vetëm e 2 individëve të cilët nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Unë shpresoj që kurrë të mos arrihet kjo ditë.

Më vjen keq që disa koleg e kanë tradhtuar këtshtu këtë gjë, por kjo sallë është e shenjtë. Unë nuk kam pasurt fatin të luaj në këtë skenë. Ky akt i fundit i qeverisë, në mos qoftë për të zhvendosur vëmendjen nga të tjera problem. Unë nuk e di se çfarë mund të bëjë më tepër një qeveri e pa dashur nga populli i vetë.

Ne bëjmë pjesën tonë, do ta mbrojmë deri në fund aq sa mund ta mbrojmë, unë nuk do të doja asnjë artistë të bëjë një sakrificë e tillë deri në përplasje fizike. Por këtu nuk ka shtet, nuk ke ku të kërkosh të drejtën tënde.

Këtu po zgjidhen problemet me kanun. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se çdo gjë në këtë vend po funksionon në mënyrë të gabuar. Unë nuk e di se ku e gjejnë këtë guxim. Unë kam jetuar rreth 30 vjet në monizëm dhe atëherë kishte rregulla të paktën bëheshin formalisht.

Ndihem shumë i revoltuar dhe i pikëlluar që një pjesë e kolegëve e kanë braktisur. Ata kanë harruar që ky hall është shumë më i madh. Historia do ti turpërojë të gjithë kolegët që nuk vijnë për të mbrojtur këtë qëndresë.”

Burimi: AktoretShqiptare.info