Artan Minarolli
Artan Minarolli

Artan Minarolli ishte një regjizor shqiptar. Mbaroi gjimnazin Sami Frasheri ne Tiranë në vitin 1977. Studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982. Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio.

Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë.

Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Artan Minarolli ishte drejtor i Arkivit të Filmit.

U nda nga jeta në mënyrë të papritur në Tiranë më 31 dhjetor 2015.

Si regjizor dhe skenarist:

  • Alive! – Gjallë (2009)
  • Kronikë provinciale (2009)
  • Nata pa hënë (2004)
  • Plumbi prej plasteline (1994)
  • Qind për qind (1993)
  • Fjalë pa fund (1986) as.regjizor