MIT`HAT FAGU
Eshte regjisor i filmit. I lindur ne Tirane me 4 shtator 1937.
Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” ne dy dege, artet figurative dhe drame. Nga viti 1958 deri ne vitin 1961 ndoqi studimet per regjizure ne ish Bashkimin Sovjetike.
Ne vitin 1961 fillon punen si as. Regjizore ne Kinostudio. Ka xhiruar ne kete kohe dokumentaret “Tregim mbi naftetaret” dhe “Mali therret” (1966) ne kete te fundit ishte edhe operator.

Dy vjet me vone arrin xhirmin e filmit “Prita” (1968) filmi i tij i pare dhe i vetem artistik me skena te rrealizuara bukur nga lufta dhe ne nje beteje nga kjo lufte. Ne kete film bie ne sy teprimi dhe articialiteti i aktit heroik te protagonistit, mitralierit partizan (ndonese teprime te tilla te kesaj natyre i gjejme edhe ne filmat amerikan te hollivudit madje ne kohet moderne te sotme).

Nder filmat dokumentare mund te permendim : “Ata cajne malin”; “Ne fabriken e tullave Vlor”; “Higjene”; “Dhuruesit e jetes”; “Kirurgjia”; etj. Me filmin “Ne shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor” bashke autor skenari me Gambeten, u kritikua dhe u ndeshkua me “riedukim dhe njohje te jetes”.

Fillon te punoje si punetor rkahu ne bujqesi, traktorist dhe guregdhendes. Pas 13 vitesh rikthehet ne Kinostudio dhe merret me filma vizatmore si “Oret e Gentit”; “Te vogla e te medha”; “Vizatim per nje zog”. Ne v. 1992 xhiron nje film me kukulla “Kush qesh i fundit”. Koncepti I tij regjizorial ne filmin dokumentare orientohej kryesisht drejt problematikave dhe shqetesimeve qytetare, duke qene I sincerte dhe I hapur me publikun dhe vetem. Pas v. 1992 emigron ne Gjermani e me vone ne Itali.
_____________________
Referenca: “Enciklopedia – Teatri dhe Kinematografia Shjqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 124