Nga Ledion Peshtani/27.al

mbani mënd revistën Ylli?! Ka qenë fytyra e regjimit komunist të Shqipërisë. Në faqet e saj nëpërmjet fotografive e ilustimeve u bëhej jehonë arritjeve të socializmit, jetës së lumtur në Shqipëri, gruas si një forcë e fuqishme që çonte para shoqërinë, e deri miqësisë së pandarë me vëllezërit kinezë.

Revista shpesh sillte edhe pamje te fëmijëve apo të figurave të njohura historike. E gjitha kjo materializohet më së miri në kopertinat e kësaj reviste të përmujashme, që ishte një mjet i fortë i propogandës së kohës.

Duke qenë revista më kryesore e kohës, koleksioni i Yllit është jo vetëm një histori e fiksuar e zhvillimeve të asaj kohe por edhe një histori e fotografisë shqiptare në ata vite.

Kopertinat e saj janë dëshmitare jo thjeshtë të propogandës por edhe të faktit se si fotografia që cilësohet si pasqyruesja më besnike e asaj që sjell manipulohet deri atja sa të mos sjellë pasqyrën e saktë të realitetit. Revista është dëshmitarja më e mirë se si ndikon shteti mbi fotografimin, se si u përshtatën fotografët me regjimin, se si ushqeheshin shikuesit e tyre me ideologjinë e regjimit totalitar.

Që nga vitet 60-të, revista Ylli, vitrina e fotografisë shqiptare, organizonte çdo vit një konkurs fotografik, i cili ishte i hapur si për profesionistët edhe për amatorët. E njëjta revistë botonte ndonjëherë edhe një rubrikë e veçantë dedikuar amatorëve.

Në vitin 1967, Ylli është e para që kapërcen tek fotografia me ngjyra. Në atë kohë fotografitë me ngjyra që shtypen në këtë revistë por edhe në të tjera që e ndoqën më pas janë fotografi bardhë e zi por të ngjyrosura. Në Shqipëri do të duheshin edhe 7 vjet që të vinte fotografia e vërtetë me ngjyra. Laboratori i parë me ngjyra hapet në ATSH më 1974 dhe vite më pas më 1981, ngrihet një laborator modern, me makineri të blera në Itali

Nga Ledion Peshtani/27.al