“Financat dhe krediti” ishte një revistë, organ i Ministrisë së Financave. Botimi dilte një herë në dy muaj dhe trajtonte çështje të buxhetit, kreditit, monedhës, tatimeve, kontabilitetit, sigurimeve shoqërore etj. Në këtë periudhë, në vend aplikohej i ashtuquajturi “regjim kursimi” e në këtë kuadër, shqiptarët nxiteshin jo vetëm të kursenin në përditshmërinë e tyre (pavarësisht varfërisë) por edhe të pajiseshin me librezë kursimi. Në këtë periudhë, në vend funksiononin arkat e kursimit.

Por cilat ishin përfitimet që qytetarët kishin në atë kohë nga një librezë kursimi?

Në një reklamë të botuar në fund të revistës (numri 2, viti 1951) shqiptarët informoheshin se cilat ishin përfitimet që mund të kishin nëse pajiseshin me librezën e kursimit. Për të bërë më “joshës” për qytetarët marrjen e një libreze të tillë ishte edhe një lotari që hidhej çdo 6 muaj e ku qytetarët që kishin libreza mund të përfitonin rritje të kapitalit të tyre.

Po ashtu, në reklamën e publikuar në revistë evidentohet se depozituesit e librezave të kursimit mund t’u paguhej, pa pasur nevojën e paraqitjes; qiraja e shtëpisë, fatura e energjisë, kuota e çerdhes etj. mjaftonte vetëm që arkës së kursimit t’i lihej një autorizim i posaçëm.

k.k/SCAN