Këngët e liqenit, aq të famshme gjatë viteve ‘80 u rikthyen mbrëmjen e së premtes pas 40 viteve, për nostalgjikët në një aktivitet të gjatë festiv.

Për Arben Duron ky rikthim ishte tepër emocionues, pas një kohe të gjatë mungese në skenë. Artisti premtoi se shumë shpejt do të risjellë këngët e liqenit ne version te përpunuar.

Këngët që më së shumti i kushtoheshin dashurisë, Arben Duro dhe miqtë e tij i interpretonin fshehtas dikur pasi për regjimin komunist ishin të papranueshme.

Mbrëmja e së premtes, veç nostalgjikëve mblodhi shumë të rinj që duartrokiten këngët e rebeleve të viteve 80.

Burimi: Vizionplus.tv