Janë sërish bashkë, të paktën kjo është e sigurt në koncertin e “Ritfolk” që do të mbahet më 8 qershor. Dy vokalistët Altin Goci dhe Saimir Braho janë në prova me këngën aq të famshme “Dëshirë dhe heshtje”. E pas saj vijnë “Endërroj”, “Drejt fatit tim” e të tjera. Altin Voci tregon se është e vërtetë që janë bashkuar. U bë gati 22 vjet që “Ritfolku” është ndarë dhe më në fund, po rikthehemi për një surprizë të bukur. Për një koncert “Reunion”. Ndërsa Saimir Braho thotë: “Ne gjithmonë e kemi pasur një mungesë dhe aq më tepër publiku. Vazhdimisht e vazhdimisht e kërkonin këtë gjë, por janë bërë sebep miqtë. Ne thamë ok, do ta bëjmë, dhe ja ku jemi”.

Por nuk kanë asnjë sekret, nëse i pyet se me cilat hite do të rikthehen. Altini tregon se normalisht kemi menduar të sjellim të gjithë albumin e Ritfolk “Drejt fatiti tim”, që përbëhet prej 10 këngësh. Ka punime të Saimirit, duke lënë gapur edhe faktin se do të ketë surpriza.

Publiku i “Ritfolk” është i gjithanshëm, ndërsa e ardhmja pse jo, sërish bashkë.  “Ky është  një projekt “Reunion”, është një projekt që mund ta zgjasim përsa i përket koncerteve, kurse për më vonë akoma nuk kemi një plan konkret. Më vonë pastaj le të shohim’ – thonë të dy kantautorët.

Burimi: Gazeta-Shqip.com