Këto janë pamjet e pazakonta të Aeroportit të Rinasit në vitin 1992, një gjendje tërësisht katastrofike. Me një pistë të kthyer në kullota për bagëtitë dhe me një mungesë të sistemit të ndriçimit. Një gjendje e mjerueshme, e frikshme dhe me një rrezik të madh për shkaktimin e aksidenteve të mundshme.

Kujtojmë ngjarjen tronditëse ku Avioni me të cilin udhëtonte Kryeministri Meksi dhe ministri Ruli, në ulje, (shkak u bë mungesa e ndriçimit) theu karelin e parë por falë mjeshtërisë dhe profesionalizmit të pilotit ngjarja nuk përfundoi në një tragjedi. Po sot? Si duket ky aeroport?

Një kontrast i vërtet me pamjet e 92-it. Sot gjithçka është rindërtuar dhe ngritur nga e para. Një ndërtesë vërtet madhështore, gjigande dhe moderne. Ndryshimin bëjeni vet./MAPO