Rita Gjeka “Mjeshtër i Madh”, ka lindur në Shkodër, me 22 Maj 1960. Shkollën 8 vjeçare dhe të mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, në vitin 1985 ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve si aktore. Që nga viti 1985 dhe deri tani është aktore profesioniste në teatrin “Migjeni” ku ka realizuar mbi 50 role.

Rita është shquar si një aktore e spikatur për realizimin e karaktereve. Rita është pjesmarrëse në disa Festivale Teatrore ku është vlersuar me shumë çmime. Në vitin 2017 Presidenti i Republikës e vlerson me titullin ” Mjeshtër i Madh”. Që nga viti 2016 është drejtuese e teatrit ” Migjeni”.

Burimi: AktoretShqiptare.info