Aktori i njohur i humorit tregon karrierën artistike dhe si e shikon zhvillimin e artit në vendin tonë

Është cilësuar si një nga aktorët më të mirë të humorit shqiptar, i cili ka dekada që interpreton më trupën e estradës së qytetit të Durrësit. Aktori i njohur i humorit Roland Koço tregon se në karrierën e tij artistike ai ka jetuar ditë të gëzuara, por dhe ka kaluar shumë vështirësi.

Jeta e artistike i ka falur shumë emocione, duke e bërë të jetojë momente të bukura me artistët e tjerë të trupës profesioniste të estradës së Durrësit. Në një intervistë dhënë për gazetën ai tregon se i ka kaluar këto vite me shumë shfaqje, jo vetëm në qytetin e Durrësit, por dhe jashtë vendit. Duartrokitje të shumta e kanë shoqëruara gjatë gjithë këtyre viteve, të cilat i kanë falur emocione, dhe ashtu siç shprehet edhe vetë artisti pa publikun vdes. Në vijim të kësaj interviste ai kujton me nostalgji emra të njohur të humorit, që siç shprehet dhe vetë kanë qenë mësues të tij.

Ka qenë një karrierë e mrekullueshme, e cila më ka falur shumë kënaqësi gjatë shfaqjeve tona me estradën. Ne që kur ishim fëmijë shikonim ata artistë të mëdhenj dhe ne e kishim ëndërr që të bëheshim si ata artistë të mëdhenj. Këtu po flasim për artistë me emër si Nikolin Xhoja, Spiro Strati, Ramazan Jala, etj, por dhe më vonë dhe si Aishe Stari, Sandër Pepa etj, dhe aq më tepër me regjisorin e njohur Gjergj Vlashi, pasi unë jam nxënësi i tij në atë periudhë. Në moshën 22 vjeçare kur unë bëra dhe provimin tim, pasi në atë kohë çdo gjë ishte me komitet partie, mua më dukej një habi e madhe në atë kohë që isha pranë tyre, tregon aktori Koço. Sa i takon roleve të tij ai tregon se për një aktor të gjithë janë njëlloj, por megjithatë ai arrin që të veçojë një prej tyre. Më i miri nga ata të gjithë është roli, ku unë them O Hasono ti je rrotë për vete…… ( qesh). Ai rol jo vetëm që është pëlqyer këtu, por dhe në shumë shfaqje që ne kemi dhënë jashtë vendit, ai është pritur shumë mirë dhe mua më vjen mirë për këtë pasi kjo tregon se edhe aktori ka sjellë një figurë të bukur tek publiku. Kur ne shkonim me turne jashtë vendit spektatori na thërriste O Hasono, o Hasonoooo, ti je rrotë për vete….

Unë i buzëqesh dhe ata më japin dorën dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për një aktor, i cili din të bëjë për vete publikun, tregon ndër të tjera ai. I pyetur mbi vlerësimin e aktorëve sot në vendin tonë ai pohon se: Në atë kohë kanë pasur më shumë respekt për ne në atë periudhë kur ishte çdo gjë e ideologjizuar. Ne në atë kohë vlerësoheshim më shumë, por tani artistët vlerësohen më shumë sipas bindjes politike që ata kanë dhe jo si artist. Sot duhet të jesh i lidhur me një parti që të jesh një artist i mirë. Në atë kohë ishim të barabartë dhe ne na respektonin, ndërsa pas viteve 90 duhet patjetër që të jesh në politikë që të marrësh diçka që në fund të fundit të takoni artist. Ndërkaq ai në vijim të intervistës kërkon që sot trupat e estradave profesioniste të varen nga shteti dhe jo nga bashkitë. Nuk është e vërtetë që ne kemi harruar publikun, por dhe ata nuk na kanë harruar. Ne duhet që ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne na duan por dhe na duan shumë, ndërsa ne pa spektatorin vdesim. Sa i takon shtetit, kërkoj që të bëjë projekte që ne të shkëputemi nga bashkia dhe të jemi në varësi të shtetit, pasi kjo do të sillte një gjallërim më të madh të trupave artiske dhe një gjallërim të jetës kulturor, tregon ndër të tjera aktori i njohur i humorit Roland Koço.

-Keni një jetë të gjatë artistike me estradën e qytetit të Durrësit. Si ka qenë karriera juaj gjatë këtyre viteve, çfarë ju ka falur humori?

Ka qenë një karrierë e mrekullueshme, e cila më ka falur shumë kënaqësi gjatë shfaqjeve tona me estradën. Ne që kur ishim fëmijë shikonim ata artistë të mëdhenj dhe ne e kishim ëndërr që të bëheshim si ata artistë të mëdhenj. Këtu po flasim për artistë me emër si Nikolin Xhoja, Spiro Strati, Ramazan Jala, etj, por dhe më vonë dhe si Aishe Stari, Sandër Pepe etj, dhe aq më tepër me regjisorin e njohur Gjergj Vlashi, pasi unë jam nxënësi i tij në atë periudhë. Në moshën 22 vjeçare kur unë bëra dhe provimin tim, pasi në atë kohë çdo gjë ishte me komitet partie, mua më dukej një habi e madhe në atë kohë, që isha pranë tyre. Nga këta që dikur fëmijë hipnin nga muri i teatrit të vjetër për të parë shfaqjen, unë arrita që në moshën 22 vjeçare të bëhesha koleg me ata dhe kjo nuk është një gjë e paktë që të bëhesh koleg me ata emra të mëdhenj. Unë Ramazan Jalës i kisha vënë emrin baba zani në atë kohë dhe Spiro Stratit xhaxhi Spiro. Më pas në vijim të karrierës sime artiske unë erdha dhe u zhvillova si aktor humori nga ku ruaj kujtime dhe momente shumë të bukura, të cilat kanë ardhur falë punës sime me artistët e tjerë në Durrës.

-Mbi 35 vjet para publikut, por cili ka qenë për ju roli më i bukur gjatë karrierës suaj artistike?
Nuk mund ta përcaktoj dot këtë gjë, pasi unë mendoj se fëmijët nuk mund të ndahen. Më i miri nga ata të gjithë është roli, ku unë them O Hasono ti je rrotë për vete…… ( qesh). Ai rol jo vetëm që është pëlqyer këtu, por dhe në shumë shfaqje që ne kemi dhënë jashtë vendit, ai është pritur shumë mirë dhe mua më vjen mirë për këtë pasi kjo tregon se edhe aktori ka sjellë një figurë të bukur tek publiku. Kur ne shkonim me turne jashtë vendit spektatori na thërriste O Hasono, o Hasonoooo, ti je rrotë për vete…. Unë i buzëqesh dhe ata më japin dorën dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për një aktor, i cili din të bëjë për vete publikun. Unë jam i detyruar që të kthej kokën pas dhe të shikoj që ata janë njerëz që e duan artin.

-Sa e vështirë ka qenë për ju të bëni humor para ndryshimit të sistemit. Si ka qenë humori që ju realizonit në atë kohë?
Para atyre viteve ka qenë një skenar, i cili trajtohej në një mënyrë që ishte i censuruar. Ai kontrollohej dhe nga sekretari i partisë, por megjithatë humor kishte, ndërsa sot nuk po ka dhe material të shkruar. Mungesa financiare nuk diskutohet, por ja që mungon dhe ai që është material i shkruar. Unë kam ndërruar dy regjisorë gjatë karrierës në jetën time, Gjegj Vlashin dhe Haxhi Ramën. Unë kam fatin e madh që edhe Gjergj Vlashi njihet si regjisor dhe shkrimtar, por dhe Haxhi Rama njihet dhe si regjisor dhe shkrimtar. Ndodh një fenomen i tillë tek artistët e humorit, kur regjisori jonë ulet në tavolinë ai ka parasysh që një material humori do ta shkruajë për një aktor, apo për një aktor tjetër. Pra regjisori e njeh karakterin tonë si artistë në skenë, ai na njeh neve si personazhe dhe kjo është gjëja më e mirë tek ne si aktorë humori. Kur ke një regjisor që të njeh dhe ke një regjisor që të trajton në mënyrë të përsosur. Estrada është e lodhshme, por të fals shumë kënaqësi.

-Pas ndryshimit të sistemit, ju si aktorë humori si u përballët me ndryshimet, cilat ishin pasojat dhe si ndikuan ato në aktivitetin tuaj artistik?

Ne jemi akoma si trupë humori në Durrës. Jemi tre aktorë, një muzikant kështu dhe një këngëtarë, kështu që bëhemi 5 dhe një regjisor, që ne e kemi kthyer në part time. Kjo ka ndodhur sepse ne na e hoqi Bashkia e Durrësit regjisorin. Unë them se regjisori nuk duhet të dalë në pension, pasi ata që janë të mirë nuk gjenden aq kollaj. Ne ai trupë për këtë qëllim e kthyem sërish Haxhi Ramën. Aktiviteti jonë në fakt ka një rënie nuk është më si dikur dhe kjo nuk vjen si pasojë e konsumimit si aktor apo si regji, por kjo vjen si pasojë e një buxheti jo të mjaftueshëm për të ndihmuar trupat profesioniste. Shfaqjen e fundit me estradën e Durrësit ne e kemi mbyllur me 5 milion lekë të vjetra, që nuk arrin dot të marrësh kostume për shfaqjen. Ne përdorim ato veshje që i kemi përdorur më parë që kanë shumë kohë, ku ndoshta mund ti ketë mbytur dhe mola. Paçka se ti krijon një figurë, një xhaketë ti ke 15 vjet që e mban, kjo sot është gjendja në Shqipëri për teatrot.