Elida Dakoli mbërtheu vëmendjen e dhjetra të pranishmëve me tingujt delikatë dhe elegantë të pianos së saj.

Ajo jeton në Teksas, pas një karriere që mund të quhet mjaft e suksesshme me standardet amerikane. Sot ajo mban doktoratën për arte muzikore nga Universiteti Shtetëror i Luizianës.

Elida interpretoi në një sallë të Uashingtonit, një objekt nëntokësor në zonën e quajtur Dupont Circle që i ngjan një tuneli dhe ku janë ekspozuar imazhe të atyre që vu, ajtën në Gulagun sovjetik gjatë komunizmit.

Organizator i aktivitetit ishte Fondacioni për Përkujtimin e Vi. ktimave të Komunizmit. Marion Smith, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit tha se Elida përfaqëson jo thjesht një pianiste të talentuar:

“Ajo na dha një shfaqje të bukur. Ne mësuam historinë e saj, mësuam se si ajo u bë një pianiste e shkëlqyer në një regjim totalitar që ishte kundër saj dhe kundër familjes së saj. Ajo kuptoi bukurinë e muzikës, ajo mbi, jetoi. Muzika dhe talenti i saj i mbi, jetuan regjimit totalitar të Enver Hoxhës.”

Elida erdhi të interpretojë këtu, sepse ajo ruan kujtime të dhim, bshme nga vu, ajtjet që kaloi familja e saj nën komunizmin shqiptar.

Familja e saj nga ana e babait dhe e nënës pati një fat mjaft të dhim, bshëm:

E pyetur se si e shpjegon mungesën e ndjeshmërisë që ekziston në Shqipëri për atë që hoqën njerëzit gjatë komunizmit, ajo thotë:

“Mendoj se do të duhet kohë për Shqipërinë që njerëzit ta kuptojnë se çfarë kanë kaluar. Mendoj se ata janë ende në atë periudhë tranzicioni që është ende shumë e vështirë dhe ata po përpiqen të përballojnë jetën nga dita në ditë, jetën që do të thoja është ende e vështirë”.

Elida është sot fytyra e kompanisë prestigjoze amerikane të pianove Mason & Hamlin. Së shpejti ajo do të shkojë në Shqipëri për të dhënë koncerte dhe do të çojë një piano, një dhuratë e saj dhe e kolegëve të saj në Dallas.

Bashkë me pianon ajo do të çojë në Shqipëri një pjesë të ndjenjave dhe do të flasë për një kauzë që ndikoi mjaft në jetën dhe karrierën e saj.

Burimi: Zeri i Amerikes