Rrëfehet se një shqiponjë jetonte në një mal të lartë ndërsa folenë e vet e kishte sipër një lisi të madh.
Kishte katër vezë brenda folesë, por ndërsa një tërmet i fuqishëm ra nga foleja bie një vezë, e cila rrokulliset derisa përfundon në një kotec pulash. Pulat menduan se e kanë për detyrë ta ruajnë vezën e shqiponjës derisa të çelë. Pas njëfarë kohe, veza u thye dhe doli një shqiponjë e vogël dhe e bukur, e cila filloi të rritej duke e ndier veten pulë.

Një ditë, derisa qëndronte në hapësirën e kotecit, pa një grumbull shqiponjash që çanin qiellin dhe fluturonin lartë e më lartë. “Ah, sikur të isha edhe unë ashtu dhe të fluturoja!” – tha, por u ofendua shumë nga të qeshurat e të përqeshurat e pulave. “Ti nuk je gje tjetër veçse një pulë dhe nuk do të mund të fluturosh kurrë aq lart” – i thanë me ironi ato.

Shqiponja prej këtij momenti më kurrë nuk ëndërroi të fluturonte ndërsa u thye shpirtërisht dhe vazhdoi ashtu me zemër të lënduar të jetonte në mesin e pulave edhe për shumë vite.

Nëse i mbështetesh realiteti tënd të hidhur, do të bëhesh rob i asaj që beson. Nëse je shqiponjë dhe ëndërron të fluturosh lart në qiell, atëherë mundohu ta realizosh dëshirën tënde dhe mos dëgjo fjalët e pulave (atyre që të zhgënjejnë, që duan t’i shuajnë aspiratat dhe ambiciet). Çelësi i suksesit është në duart tua e jo të atyre.

Janë vizioni dhe mendimi që ke për veten ato që vendosin për suksesin apo dështimin tënd. Nxito të përsosësh shkathtësitë, vlerësoje veten dhe krijo përshtypje të mirë se mund t’ia dalësh dhe të korrësh sukses pasi kjo është rruga e suksesit.

Mos harro të shoqërohesh me ata që të nxisin, të motivojnë dhe japin shpresë për sukses.

Po kështu, si hap të rëndësishëm që duhet ta ndërmarrësh është të largohesh nga “pulat” dhe të hulumtosh për shqiponja, në mënyrë që të jetosh në mesin e tyre, të mësosh prej tyre se si mund të prekësh majat e qiellit (të korrësh suksese).

Burimi: Akropoli i Ri