Per NE….Nostalgjiket e Tirones sone..

Rruga e te Dashuruarve…..

E inauguruar me 1933 dhe vetem 46 km e gjate..nje nga rruget me te rendesishme te Shqiperise e quajtur Rruga e Elbasanit…me 2 korrik te ketij viti do te festoje 85 vjetorin e egzistences dhe funksionimit te saj..

Vepra e rendesishme e kohes e nje inxhinieri italian te quajtur Giacomo Kassina dhe realizimi i sipermarresit shqiptar Andon Beca … do te sillte per te prere shiritin e saj Kryeministrin e atehershem te Mbreterise shqiptare z.Pandeli Evangjeli..

E nisur prej Parlamentit te atehershem [Godina e te cilit edhe sot kryen te njejtin funksion ne qender te Tiranes]…kjo rruge do te pershkonte radhazi Pallatin Mbreteror qe ish projektuar te ndertohej,,,fshatin Sauk…uren e Farkes e ate te Peshkatarit duke kaluar permes fshatit Mullet e anes kalase se Petreles ..e per te vazhduar me tej ne Ibe, Qafen e frikeshme te Kerrabes, tek Kilometri 23 ..Gracen ..e per te nisur me pas dishezen prane fushes gjigande te Bradasheshit …e per te mberitur tek finishi i saj ne qytetin e Elbasanit ..te Kristoforidhit, Aqif Pashes, Lef Nosit, Isuf Myzyrit etj etj..

Diku ..aty prane ku ze e starton Rruga e fameshm,e e Elbasanit ,,kur dikur ndodhej edhe Garnizoni ushtarak i Tiranes ..ka qene nje godine e hijeshme 4 kateshe qe sherbeu per vite me radhe si Dyqani i Dipllomateve..e me vone u shnderrua banalisht ne nje Komitet Partie Rajoni..

Perballe saj per vite me radhe qendroi Komiteti Kombetar i Veteraneve te Luftes N-C..i drejtuar nga njeri prej njerezve me fanatike e besnike te Diktatorit… Shefqet Peci…

Duke vijuar..ne te djathte ndodhej sheshi i Namazgjase -[ ku sot po ngrihet Xhamia me e madhe e Shqiperise ] … dhe ne te majte e ne godinat e vjetra te kohes se Italise sic thoshte populli …strehohej edhe e fameshmja Ambulance e Lagjes nr. 1 ..

Ura e madhe e rruges se Elbasanit ..ku dikur ne te majte te saj tek Tubi i trashe i Lanes qe te nxirrte tek Ura e Tabakeve dhe tek Dega Ushtarake .. eshte ende deshmitare e gjalle e faktit qe pak kush besoj se e mban mend …. deri ne mes te viteve 60 romet e gabelet [ nuk kam absolutisht qellim ti fyej me kete etiketim] … jetonin po aty buze Lanes me cadrat e barakat e tyre me llamarina … zhurmemedha e qe ne Dimer nxirrnin vetem tym e ne Vere prodhonin vetem aheng…

E pra edhe ata kishin gjetur aty permes lagjes se fameshme te tyre te quajtur Tabakhone ..parajsen e enderruar ….dhe ku se…gati ne mes te Tirones…

Duke qene se nja dy vjet te fillores i kisha kryer ne shkollen Mihal Grameno….ende edhe sot i kujtoj e i mbaj mend fare mire skenat qesharake qe shihnim gati cdo dite ne kete lagje tip ”Bombei shqiptar” gati -gati ne qender te Kryeqytetit …..

E pikerisht nga aty, ku vite me pas u ndertua edhe Shkolla e Baletit …Rruga e Elbasanit ndahej e degezohej edhe me rrugen e Shengjergjit a te Lagjes sime te famshme te kryeqytetit ..Ali Demin e kujtimeve mallengjyese e te perjeteshme …

Me poshte tek ka qene shtepia e Saliagajve…ishte edhe nje kompleks Riparim -sherbimesh ku mbi te gjithe njihej e respektohej kepucari i famshem e Ustai sic i thoshin te gjithe Hamidi…

Ne krahun tjeter ka qene Parku sportiv Studenti…qe me vone u shnderrua ne Pakun e lojreva per femije ..me i madhi e me i miri ne vend.. e qe s’ja hoqen e s’ja hoqen dot e as ja nderruan dot Deren kryesore te hyrjes qe ishte e mbeti ngjtur me ate te Banjove Publike..ku kundermonte era e rende e urines ….

E me tej vazhoje me Berberet e famshem e muhabetcinj me Kasemin ne krye …me furrin pjekes te Dulles, me Kepucarine e Shatit e deri tek cepi ku ishte Libraria ..qe ne te majte te saj te conte tek Vila e Pashkove…tek ajo e Llambi Gegpriftit me vone e tek Ndertesa administrative e Lagjes nr.1..

Ne krahun tjeter ne formen e nje T-je te stergjatur ndodheshin 4 pallatet e fameshme te ushtarakeve te larte te kohes e te ofiicereve me nivele te ndryshme potence.. ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes..te cilet qe pas heqjes se Gradave ku regjimi i Diktatorit pothuajse i kishte depersonalizuar krejtesisht duke ju mohuar cdo lloj merite e arsimimi special nderkombetar ushtarak qe kishimn pasur…..nuk kishin me asnje lloj dallimi nga ata qe kishin zbritur nga malet e katundet e thella te vendit e mburreshin se kishin kryer Akademine ushtarake ”Mehmet Shehu ” ne Tirane..

Kisha shoke shkolle e me pas mbetem miq te mire e qe jemi po te tille edhe sot e kesaj dite ..shume prej femijeve te tyre…e qe per hir te se vertetes duhet thene se ishin djem te mire, te respektueshem, te edukuar e te thjeshte …e qe kurre nuk degjova prej gojes se tyre te thoshin…hej kij kujdes se une jam djali i filanit…

Aty nen ato pallate ndodhej edhe Pasticeria e fameshme por edhe Posta e Rruges se Elbasanit…pike lidhja e vetme me familjet e te dashurit e tyre e atyre qindra e qindra studenteve konviktore apo edhe nxenesve te shumte te ardhur nga rrethet ne shkollat e Gjuheve te Huaja a te Liceut Artistik J.Misja…

Radhazi ne krahun tjeter ..ishin shtepite e miqve te mij te mire e te hershem..Hajro Leskaj, Arben Rustemi , vellezerve Petrit e Dor Haxhiaj ..etj…

Perballe njeri tjetrit ne nje trekendesh qe nje zot e di se si i kish puqur ashtu e ne ate forme e perqasje ekstremisht te kundert ndaj asaj c’ka perfaqesonin ..ndodheshin Muzeu i Diktatoreve Bolshevike Lenin – Stalin..Liceu i famshem Artistik Jordan Misja dhe Shkolla 8 vjecare Kosova..

Aty ne oborrin e muzeut te krimineleve sovjetike sa e sa femije e nxenes te shkollave 8 vjecarre te Tiranes do te benin betimin solemn te pionierit e do te lidhnin ne qafe shallin e kuq te besniikerise e vazhdimesise ndaj idealeve komuniste …tmerr e shok psikollogjik njerezor,,,por qe per Diktatorin e Diktaturen ishte ne vazhden e normalitetit te tyre te perditshem kriminal..

Nga Liceu nuk pushonin kurre zerat melodioze te instrumentave e te artisteve te ardhshem te Shqiperise ..e nga shkolla Kosova nuk reshtnin asnjehere cicerimat e vogelusheve te kesaj vatre te mrekullueshme edukimi e arsimimi..

Me tej mes Muzeut e Ambasades Italiane [ qe me vone shkoi tek ata qe e kishin blere ate toke..amerikanet ] ndodhej nje goxha pjese toke qe kurre nuk u zu e nuk u shfrytezua prej askujt …pasi sic thoshin ne ate kohe ,,amerikanet e kishin marre me qera per 99 vjet nga Qeveria e Zogut…

E pas Muzeut..pa shkuar tek shtepia e Agim Fagut te famshem te basketbollit shqiptar ..ishte fusha e futbollit ku te Djelave gelonte si me qene stadium nga ndeshjet e forta e ”me stimul” material qe benin e luanin mes tyre cunat e lagjes e te rruges se Elbasanit….e qe mua me pelqente ti ndiqja hipur mbi murin e pasem te Muzeut te bolshevikeve sovjetike..

Perballe Ambasades Italiane…qe u be strumbullari i nje ngjarje te pazakonte ne Shqiperi ne fund- vitet 80..me hyrjen ne te te familjes Popa.,.. ndodhej njera prej Ambasadave me te dashura te Rregjimit te Hoxhes..ajo Franceze..

Franca ishte i vetmi vend perendimor qe ja mbante hapur te katra dyert e saj rregjimit kriminal komunist shqiptar..
Ne Parisin e saj te famshem ..byroistet e familjet e tyre shkonin per kurim shendetesor, per shoping, per qejfe e argalisje , per arsimim etj etj..

Ne te djathte ..duke vazhduar udhetimin drejt Rruges se Elbasanit..ndodhej edhe Shtepia e Femijes ..se ciles per te treguar ”njerzillikun e shpirtin e tyre human” komunistet ne fuqi te asaj kohe i kishin vene emrin simbolik te dates se themelimit te Partise se tyre…8 Nentori..

…E ngjitur me te ish ndertuar edhe Shkolla e Mesme e Gjuheve te Huaja e perballe saj ne nje pallat 5 katesh edhe godina e konviktit te saj…

Perballe njera -tjetres serisht dy godina sa simbolike aq edhe me histori te ndryshme ,,,
Rezidenca mesimdhenese e Fakultetit Histori – Filologji ..nje ndertese e kendeshme e stilit sovjetik dhe Pallati -bunker i Ermenit ..per te cilin tregoheshin lloj –lloj legjendash …e ku te zotin…regjimi pasi e kishte nxjerre nga burgu i kish thene te qepte gojen dhe e kish strehuar ne katin e pare te pallatit te tij..diku ne ne cep andej nga krahu i Fakultetit te Gjeologjise..

Me pas …rruga qe te conte tek Parku Kombetar ose nga Liqeni sic i thoshim zakonisht te gjithe ne ne gjuhen e perditeshme …

Ehhh sa here e kemi ngjitur kete cope rruge bri Gjeologjikut.. duke ruajtur disi ne fshehtesi dashurite e capkenlleqet tona te moshes…

Ne te majte Shkolla 8 vjecare Konferenca e Labinotit ..ku mesova ABC e germat e para te gjuhes shqipe prej mesueses me emrin Vasilika …por me pas edhe shkolla e mesuesve te mij te respektuar e te pa harruar..Muhamet Permeti, Kozeta Luarasi, Ikbal Stermasi, Zana Faja, Pranvera Uruci, Violeta Cerga, Valdete Gjinali, Frida Zallota , Meleqe Bakalli, Prof Bardhyli, Keno .etj ….por edhe njeres prej tyre ..ne oren e se ciles kurre nuk deshironim te shkonim..se na godiste me vizore vend e pa vend e per gjene me te vogel..

Ajo na jepte rusishten e quhej Lica Koleka dhe ishte Gruaja e Anetarit te perjeteshem te Byrose Politike .Spiro Kolekes ..Dajes se Kryeministrit te sotem te Shqiperise Edi Rames…….

Me tej para se te shkoje tek Varri i Nenes Mbretereshe te cilin komunistet sapo kishin ardhur ne fuqi e kishin hedhur ne ere me dinamit… ndodheshin shtepite e shoqeve te mija te mrekullueshme te klases me te cilat edhe sot e kesaj dite e ruaj plot respekt ate miqesi te paster e shume te sinqerte te asaj kohe e moshe ..Diana Leno, Rina Mefsha e Diana Kabaj …

Ne te dyja krahet e Rruges se Elbasanit ..qe ne pikenisje te saj e deri tek Vilat e gjermaneve …ishin jo pak shtepi nje , dy e deri tre kateshe e jo pak vila te ndertuara ne kohen e Mbretit Zog.. e te Italise qe te magjepsnin e impononin respekt per pastertine , bukurine e rregullin e tyre e sidomos per lulet e shumta shumengjyreshe e ere shume qe mbartnin ne oborret e tyre…

Ne te hyre te Pyllit…aty ku sot eshte ngritur Kompleksi Xibraku ..ndodheshin godinat familjare te gjermano-lindoreve …e me pas Pallati Mbreteror qe per dekada me radhe u quajt Pallati i Brigadave ..per nder te Brigadave e Batalioneve komuniste qe hyne”fitimtar” ne te e ku Partizani Meke do te shtrihej sa gjate-gjere ne krevatin mbreteror…ashtu pa qeder fare edhe pse me opingat e shqyera e me balte e koken pa lare prej muajsh te tere..

Per gati gjysem shekulli ne kete Pallat Kombetar…kush nuk u prit e u percoll prej komunisteve me temenara e salltanete tipike te hipokrizise se tyre te peshtire e neveritese …fatkeqesisht kjo tradite vazhdon edhe sot me laramanet e antishqiptaret e shumte te politikes e politikaneve karagjoze e anti- kombetare qe kemi ne krye …

Ne koder …ngjitur me Senatoriumin ..u ndertuan pas viteve 70 Varrezat kombetare te Deshmoreve te Atdheut…ku me pas u perzien dhunshem edhe me varret e Tradhetareve te Atdheut..e qe me pas permbysja e sistemit te tyre kriminal do ti zhvarroste po .. dhunshem e turperisht….

Pergjate gjithe kesaj rruge epike te historise se Tirane-Elbasanit..e te Shqiperise ..mua qe me pelqente ta beja me kembe aq shpesh e ku kisha jo pak kujtime te shtrenjta te femijerise sime ..gjithmone me kane terhequr ne te dyja anet e saj lulet e pemet e shumta e ere -mira te saj qe nisen te mbillen qe ne fund -vitet 30 me porosi te Mbretereshes Geraldine …e ato quheshin Peme Bliri, Manjola, Akacje, Geshtenja te egra, Mimoza dhe i jepnin rruges nje pamje magjepese sidomos kur kishin kohen e shperthimit te tyre ne Pranvere…

Kjo rruge sipas meje..ku kaloja pothuajse me qindra here gjate gjithe vitit ,,per te shkuar ne Stadium , nga Liqeni , tek Liceu, ne Radio Tirana apo RTSH…apo edhe tek Qyteti Studenti.. ishte nder rruget me te qeta, me te pastera e me te mirembajtura te Tiranes..e pse jo edhe nje nder me te bukurat..e saj..natyrisht krahas te famshmeve rruge te tjera te Tirones sone… si.. Rruges se Kavajes, rruges se Durresit, rruges Fortuzi e rruges se Dibres …

Ciftet e shumte..qe ishin kalimtaret e perditshem te kesaj rruge ..e qe dukeshin aq te dashuruar ne ato nete pranverore nen driten e Henes …lidhur kjo me pranine e shumte te studenteve qe zbrisnin e ngjisnin kodren e Qytetit te tyre te perqafuar e plot enderra e shprese..apo edhe te adoleshenteve Artiste te Liceut e perkthyesit e se nesermes te Gjuheve te huaja..mua me ka bere qe gjate gjithe jetes sime Rrugen e Elbasanit jo me kot ta quaj ..Rruga e te dashuruarve..

Kisha krijuar jo vetem pershtypjen por edhe bindjen se kjo rruge sikur qe bere enkas per te gjithe ata qe kurre nuk i trembeshin dashurise se tyre ….

Dhe keshtu,,me keto lloj kujtimesh skeduar me kujdes ne memorjen time..mes mallit e dashurise se perjeteshme te rruges ku prej njeres shkolle te Kryeqytetit mesova te flas e shkruaj gjuhen e bukur te Nenes sime…shqipen brilante .. kam deshire ta quaj kete rruge po njesoj..derisa te largohem nga kjo bote…Rruga e te Dashuruarve..

A.R.DOSTI