“Sa më pak persona ta dinë që je i lumtur, aq më shumë zgjat lumturia!”

“Ti u vonove shumë vjet, por unë prapë s’të zemërohem.”

“Dhe nuk ka asgjë më të tmerrshme se ëndrrat e thyera. Ato i gjejmë përgjatë gjithë rrugës, duke na gjakosur jo këmbët me të cilat i shkelim, por zemrën me të cilën i deshëm.”

“O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur; të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim!”

“Ishte tepër e vështirë të futeshe brenda zemrës së saj. Ishte plot mure të larta akulli dhe e rrethuar me mosbesim. Por nëse arrije të futeshe, nuk dilje kurrë më prej aty…”

“E marrë, si gruaja në orën e dashurisë.”

“E prita. Unë gjithmonë i ulur, gjithmonë në ecje ajo. Por kurrë nuk u takuam!”

“A nuk je lodhur? Se po vrapon orë të tëra në mendjen time…”

/Filozofia.al