Saimir Kumbaro
Saimir Kumbaro

Ai është një nga emrat më në zë të filmit shqiptar, një regjisor që ka krijuar vlera të padiskutueshme në Artin e Shtatë.

Ka filluar punë në Kinostudion “Shqipëria e Re” si as/regjisor në vitet 70-të për të ardhur tek filmi i parë si bashkëregjisor me Rikard Ljarjen në filmin “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) e m; pas me filmat “Ilegalët” (1976), “Koncert në vitin 1936” (1978), “Gëzhoja e vjetër” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Gracka” (1983), “Nxënësit e klasës sime” (1984) , “Tre njerëz me guna” (1985), “Rrethimi i vogël”(1986), “Historiani dhe kameleoni” (1989), “Vdekja e kalit” (1992), “Ne dhe Lenini” (2007) etj. Ka fituar disa çmime, mes të cilave edhe kupën e Festivalit të Gjashtë të Filmit Shqiptar (1987), me filmin “Rrethimi  i vogël”.

Filmi “Vdekja e kalit” është nga filmat më të mirë të bërë kundër diktuarës komuniste, në kapërcyell të dy sistemeve. Është mjaft aktiv në media, në kërkim të më të mirës, kundër nihilistëve dhe gjithë atyre që filmin dhe artistin e shikojnë në shërbim të politikës. Është fat se ky përvjetor e gjen regjisorin përsëri në sheshin e xhirimit me një film dokumentar kushtuar Kinostudios, vlerave që u shkatërruan e tjetërsuan.

Filmi dokumentar “Një cicëron për Historinë” sjell në vëmendje shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore.  Eshte nderuar se fundi nga presidenti me titullin “Mjeshter i Madh”.