Aurela Gaçe i ka kushtuar një status mjaft të gjetur koleges së saj, këngëtares së talentuar Irma Libohova, me rastin e datëlindjes.

Sapo ka mbushur 20 vjec❤ ….ne pasaporte sapo i beri 60 vertete, por ne energjine e pashtershme qe ka ,eshte frymezim .

Edhe 100 Diva e vertete e muzikes Shqiptare
Je pasuri.

Kam qene ,jam ,e do te mbetem fansja jote . 
Postime ditelindjesh bej rralle ketu ne faqe, por une nuk mund te mohoj kurre se figura e saj ne skene, zeri i saj, mua me ka rritur. 
Po, isha mbase 13 vjec kur e pashe ne skenen e festivaleve , e si femije, nuk isha e afte te zgjidhja per famen ,a per emrin , as mbase te kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vete.


Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqerte.
Ashtu sic e ka femija. Kendoja vetem kenget e saj, ne cdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte ne skene, duhet te pushonin te gjithe sepse une mezi e prisja. Te nesermen e dija kengen permendesh, sepse e incizoja ne koke, e per mua ishte gjithmone fituesja,edhe kur nuk merrte te parin. /naishtedikur.info

Krenare qe zemra ime prej femije zgjodhi kete figure, qe edhe sot, akoma me emocionon
Prandaj nuk mund te mos e uroja publikisht ,
Edhe 100 IRMA LIBOHOVA. 
Emrin e ke te gdhendur me shkronja te arta ne muziken Shqiptare, e ne brezat qe rriti muzika jote.

Gjithashtu stafi i naishtedikur.info, i uron Irmës edhe 100 vite të lumtura, suksese në art dhe në jetë 🙂

E. Troplini, për naishtedikur.info