Vendet e bukura dhe ndoshta të pa eksploruar të vendit tonë, po bëjnë jehonë dhe në websitet e huaja të cilat e sugjerojnë Shqipërinë si destinacionin turistik për verën e 2019.

Së fundmi website i udhëtimeve ”Skyscanner” me qendër në Edinburg, Skoci ka shkruar një artikull mbi plazhet e fshehura ku mund të arratiseni gjatë kësaj vere duke listuar dhe plazhin e Sarandës mes plazheve të bukura të Spanjës, Kroacisë dhe Qipros.

Në artikull shkruhet se ”duke kërkuar për një largim në një plazh të lirë? Saranda e qetë, një qytet bregdetar në Shqipëri, po bëhet një destinacion favoritë i turistëve të aventurës. Me të njëjtë shtrirje bregdetare si Kroacia dhe Greqia, me rërë të bardhë dhe ujërat e kthjellta, ajo mbetet një nga vendet më pak të vizituara në Europë.

Ushqimi jashtë kushton vetëm disa paund, hotelet janë të lira dhe një birrë do ju kushtojë më pak se 1£. Ndërsa plazhi në qytet mund të jetë plot në verë, ka shumë plazhe të fshehura në veri dhe në jug, ku mund të keni të gjithë vijën bregdetare për vete.

Si të arrini atje: Fluturoni drejtpërdrejt nga Londra në Tiranë, pastaj kaloni në bregdet për në Sarandë, ose një mundësi edhe më e mirë është të fluturosh në Korfuz ,Greqi, pastaj të shkosh në Sarandë për 20 minuta me udhëtim me target.