Këto pamje të rralla tregojnë se si ishte Saranda në vitin 1924
Videoja është postuar online nga gazetari dhe shkrimtari Ilir Ikonomi.
Xhirimet janë bërë nga jahti i një anglezi të pasur.
Ikonomi thotë se video tregon se si ishte Saranda pa beton.
“Ja si dukej Saranda pa beton në vitin 1924.
Videoja e rrallë është filmuar nga jahti i një anglezi të pasur që po bënte një udhëtim nëpër Mesdhe.
Në atë kohë, Shqipëria kishte 6 vjet që kishte dalë nga lufta dhe ishte në kërkim të stabilitetit, por kacafytjet mes klaneve politike ishin mjaft të ashpra,” shkruan Ikonomi.
Ndiqini pamjet më poshtë.