Poeti Demir Gjergji ka shkruar një libër për këngëtarin e njohur Françesk Radin.
TIRANË– Poeti Demir Gjergji ka lajmëruar se shumë shpejt do të nxjerrë një libër për këngëtarin e njohur Françesk Radin.
Lajmin e ka publikuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregonte edhe detaje lidhur me librin.
“Dy vjet krijimtari bashkëpunuese me ikonën e ekranin, Tefta Radi dhe ja, Frankon do ta kemi në duar dhe në tempullin e bibliotekës! Me asnjë libër që kam shkruar më parë, s’jam ndjerë aq i nderuar!”-shkruan ai.

Këngëtari i njohur u nda nga jeta më 3 prill të vitit 2017 si pasojë e një lufte të gjatë me sëmundjen.
(k.m/dosja.al)