Dokumentari i transmetuar në “Channel 4”, “Diana: In her Own Words” (Diana me fjalët e saj), mbetet një nga dokumentarët më të komentuar të të gjitha kohërave.

Por çfarë ka rrëfyer princesha?

Diana, vajza rebele!

Nuk ka qenë asnjëherë e mirëpritur në Buckingham Palace. Diana e nis rrëfimin nga fëmijëria e vështirë, të cilën e ka përjetuar si një rebele e vogël para se të arrinte tek takimi me princin Charles dhe deri te jeta mbretërore.

“Prindërit e mi nuk më kanë thënë kurrë se më donin, maksimumi ndonjë puthje në faqe”, tregon ajo. Drama më e madhe, arratisja e së ëmës me një burrë tjetër dhe martesa e të atit me të urryerën Raine McQuorcodale, vajzën e shkrimtares së romaneve Barbara Cartland.

“Në atë kohë isha e vogël dhe ‘me duar të lidhura’, isha shumë e zemëruar dhe, me sa kujtoj i dhashë një shuplakë tim eti, duke i thënë: ‘Kjo është nga ana e të gjithëve ne, që na ke fyer”.

Lady Diana

Raporti intim me princ Charles-in

Pjesët më pikante të deklaratave të Dianës, janë ato rreth raporteve me princin Charles. Që prej rrëfimit të takimit të parë, ku ajo shprehet se nuk mbeti aspak e befasuar prej tij (“nuk më shqitej, më rrinte ngjitur si një njollë e keqe në lëkurë), deri tek martesa të cilën e konsideron, si “dita më e keqe e jetës sime”, si dhe me vazhdimin e saj, si një histori pa dashuri. Aq më pak në shtrat, “Charles kryente marrëdhënie një herë në tre javë, jam e bindur se ndiqte një skemë”.

Lady Diana dhe Princi Charles

Lady Diana dhe Princi Charles

Camilla, qëndro larg prej nesh!

Çdo tre javë, faktikisht një frekuencë e njëjtë vizitash tek Camilla Shand. Bëhet fjalë pikërisht për ish- të dashurën e Charles, sot partneren e tij, për të cilën Lady D rrëfen se i druhej, por edhe që është përballur me vendosmëri me të. Midis gjysmë gënjeshtrash dhe të vërtetash, mamaja e William e Harry tregon: “E pyeta tim shoq se përse ajo grua qëndronte gjithmonë pranë tij dhe ai m’u përgjigj se nuk kishte ndërmend të kujtohej në histori si i vetmi princ i Galles pa të dashu”.

Dhe atëherë i thashë asaj: “E di se çfarë ka midis jush. Doja vetëm që ta dije. Dua tim shoq, Më vjen keq, më keni nëpër këmbë dhe për ju të dy jeta do jetë një ferr. Por e di atë që ndodh. Mos më trajto si një idiote. I kërkova ndihmë mbretëreshës Elizabeth, por në këmbim mora vetëm indiferencën e saj”. “Shkova tek Top Lady e irrituar dhe e pyeta se ç’mund të bëja. Dhe ajo m’u përgjigj: ‘Nuk e di, Charles është i pashpresë”.

Camilla

Historia me truprojën

Nga lidhjet jashtëmartesore, nuk mund të përjashtohet as princesha e popullit. Edhe pse në filmime, ndryshe nga sa mendohej nuk flitej për Dodi Al Fayed, partnerin e saj pas divorcit mbretëror deri në vdekjen e të dyve, por për një të dashur që e kishte pasur më herët, truprojën Barry Mannakee, në atë epokë ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

“Shëtisja gjithmonë me shpresën se do ta takoja. Ndihesha e lumtur vetëm kur rrija me të. Ëndërroja të hiqja dorë nga çdo gjë vetëm që të jetoja me të. Nuk duhet të kisha luajtur kurrë me zjarrin, mirëpo e bëra diçka të tillë. Dhe u dogja”. Vdekja e Mannakee, edhe ai viktimë e një aksidenti rrugor, do të trondiste princeshën. “Ishte goditja më e rëndë në jetën time. Charles mendonte se i dinte të gjitha, por nuk pati kurrë prova”.

Prova që tani zbulohen në permes një dokumentari televiziv.


Telefonata e fundit

Telefonata e fundit

Është një nga momentet më prekëse të dokumentarit ku William dhe Harry rrëfejnë telefonatën e fundit me mamanë e tyre: kishin javë pa e parë, ajo ishte në Paris e ata në Skoci dhe po nxitonin për të luajtur me kushërinjtë.

Harry: “Nuk më kujtohet mirë se çfarë i thashë saktësisht, por ajo që njoh mirë është pendesa që do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës për shkak se telefonata zgjati aq pak. Fakti që nuk e dija se ajo do të ishte hera e fundit që do të flisja me mamanë time, dhe se sa ndryshe do të kishte shkuar nëse do të kisha edhe idenë më të vogël se ajo do të humbiste jetën pikërisht atë natë”.

William: “Sikur ta dija se çfarë po ndodhte nuk do të isha treguar aq sipërfaqësor. Ajo telefonatë është ende e gozhduar në mendjen time”.

Lady Diana

e.t./dita