Një tregtar e dërgon djalin e tij të mësojë sekretin e lumturisë tek një njeri i urtë dhe i zgjuar. Djali i ri i përhumbur nëpër shkretetirë udhëton 40 ditë deri sa arrin tek një kështjellë në majë të një mali. Atje jetonte plaku i urtë , të cilin po kërkonte djaloshi. Megjithatë , pas gjetjes së plakut të urtë , djaloshi hyn në një dhomë dhe sheh një numër të madh njerëzish , tregtarë që shkonin e vinin , njerëz që po bisedonin nëpër qoshe , një orkestër të vogël që po luante një muzikë të mrekullueshme, dhe atje në një qoshe ishte një tavoline e shtruar me frutat më të shijshme të botës. 

Plaku i urtë bisedonte me çdonjërin , dhe djaloshit i duhej të priste gati 2 orë derisa ti vinte radha. Me një vigjilencë dhe durim të madh, plaku i urtë po e dëgjonte arsyen se pse kishte ardhur djaloshi deri atje, por i tha që në atë moment ai nuk kishte kohë që ti shpjegonte Sekretin e Lumturisë. Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth nëpër pallatin e tij dhe të kthehej pas 2 orësh.

-“Por unë dua që të të kërkoj diçka” – shtoi plaku i urtë, ndërkohë që i dha një lugë çaji në të cilen hodhi dy pika vaji.
-“ Ndërkohë që do shëtisësh nëpër pallat , ki kujdes lugen se mos të bien dy pikat e vajit”.

Djaloshi shkoi të shëtise të gjithë pallatin, ngjiste dhe zbriste shkallët, dhe shëtiste gjithandej dhe gjithmonë i mbante sytë tek luga. Dhe pas dy orësh, ai kthehet tek plaku i urtë.

-“ E pra“ – e pyet plaku i urtë – “ A i pe tapetet Persiane në dhomen e ngrënies ? A e pe kopshtin tim , kopshtet për të cilin kopshtarët kanë shpenzuar 10 vjet për ta ndërtuar ? A e pe bibloteken time madhështore?”
I zënë ngushtë, djaloshi pranon që nuk ka parë asgjë. Ai u kujdes vetëm që të mos i derdheshin pikat e vajit, ashtu siç e kishte porositur plaku. 
-“Kështu që , kthehu dhe shko e shiko mrekullitë e botës time”- tha plaku i urtë. 

Tani me shumë lehtësi , djaloshi e kap lugen dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor, kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, muret rreth e përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me flatrat e tyre delikate dhe magjepsëse. Dhe në fund kthehet tek plaku i urtë dhe i shpjegon me detaje atë që ka parë.

-“Por , ku janë dy pikat e vajit që të prosita që të mos i derdhesh?” e pyet plaku. Shikon lugen, dhe sheh që e kishte derdhur vajin.
“E pra , kjo është keshilla që kam për ty” – tha i urti i të urtëve. 

“Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat e vajit në lugë”.

Burimi: Akropoli i Ri