Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka shkruar sot lidhur me festën e Pavarësisë. Si gjithë tjerët edhe ai shpreh keqardhje për rastin e kobshëm që e goditi këtë vend.

Përveç të tjerash ai solidarizohet me të prekurit dhe uron që numri i vi, ktimave mos të shtohet.

Ja postimi i plotë i Selës:

“Kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë!
Këtë nëntor e pritëm në zi, me shpresë që ditë të bardha do të vijnë sërish. Këtë nëntor nuk mund të festojmë por, nuk mund të rrijmë pa e përmendur fuqinë e bashkimit, të trashëguar nga Gjergj Kastrioti Skendërbeu! Ky nëntor edhe pse fatkeqësisht pranë një situate të tillë, po dëshmon zemërgjërësinë e shqiptarëve, po dëshmon se nuk harrojmë amanetin e të parëve.
Në këtë ditë të madhe për shqiptarët lutemi që numri i vi, ktimave nga tërmeti të mos rritet, lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë, lutemi për ditë të mira në Shqipëri!”-shkruan Sela.

Burimi: Infoshqip.com