Nga Muzeu Kokalari

50 vjet më parë, Federata PanShqiptare “VATRA”, do të kremtonte 60-vjetorin e themelimit të gazetës së përjavëshme “Dielli” me kremtime madhështore, tëshoqëruara me një Seminar Ndërkombëtar treditor, ku morën pjesë me ligjëratat e tyre studjues nga Universitete të Amerikës dhe Europës, nga më të njohurit në komunitetin shqipfolës.

Kryetar i Shoqërisë “Vatra” në atë kohë ishte Peter G. Chikos, ndërsa kremtimet e “Vatrës” i kryesoi Hamdi H. Oruçi.
Në këtë album do të publikohen në vijimësi foto dhe materiale të papublikuar më parë për zhvillimin e seminarit dhe kremtimeve të 50 viteve më parë.

Ditën e shtunë, më 29 nëntor 1969, menjëherë pas meshës pontifikale në Shën Patrik, mijëra vetë, të udhëhequr nga flamujt shqiptarë dhe amerikanë, me në krye vajzat arbëreshe, veshur me kostumet e tyre të arta qindravjeçare dhe nga gra e vajza veshur me kostume popullore të gjithë krahinave të Shqipërisë, parakaluan rrugëve të Nju Jorkut nga kisha deri në Hotel “Americana”, ku u pritën me këngë kombëtare shqiptare.

Pamje e vajzave me veshje kombëtare shqiptare para Hotelit “Americana”, ditën e paradës së organizuar nga “Vatra” më 29 Nëntor 1969.
Duke filluar nga e majta e fotos dallohen Imam Vehbi Ismaili, Baba Bajrami, Zj. Mary Peshkëpia, Znj. Rose Karagjozi, Zj. Vicky Kotelly, Znj. Lumto Oruçi (Kokalari), Znj. Mahmut Tsungu.

Burimi: Muzeu Kokalari

Postimi Origjinal: