Sheri Mita
Sheri Mita

Ka lindur në fshatin Fterrë të Sarandës më 14-03-1943 dhe vdiq me 2-4-2012. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve “Dega Dramaturgji”. Përveçë se aktor, është edhe një skenarist dhe dramaturg i mirënjohur. Ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës Komedinë “Këshilli i Ndrikullave”. Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit Dramën: “Dy krisma në Paris”, “Vite të Paharruara”. Nga Viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë regjizor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit “Margarita Tutulani” ku ka vënë në skenë me dhjetera komedi, drama dhe variete. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë” si dhe është nderuar me Titullin “Qytetar Nderi’ i Krahinës së Lukovës dhe Sarandës.

Filmografia

Kronikë provinciale (2009) Prifti
Gjoleka i biri i Abazit (2006) …Daja
Piruet (2005) komedi
Oreksi i madh – (1995) (TV)
Përdhunuesit (1995) … Shefi i sigurimit
Vetmi – (1990) …Petraqi
Kronikë e një nate (1990) …Austriaku Jozef
Vitet e pritjes – (1989) …Qendro Bukhudhra
Njerëz në rrymë – (1989) …Inxhinjeri
Familja ime – (1987) …. Stavri
Të mos heshtësh – (1985)
Gjurmë në dëborë – (1984)
I paharruari (1984) … Ndjekesi
Nata e parë e lirisë – (1984)
Skëterrë 43 – (1980) … nenkolonel Espozito
Ballë për ballë – (1979) …Gazetari rus
Gjeneral gramafoni – (1978) …Mikele
Në fillim të verës – (1975) …major Bertini
Rrugicat që kërkonin diell 1975 …Kryetari i njësitit
Operacioni “zjarri” 1973 …Gjin Martini
Yjet e netëve të gjata 1972 …Xhelo paterica
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967) …. Villi Heller