Nga Vepror Hasani
SHESHET E TREGTIMIT NË PAZARIN E KORÇËS
(Sipas planit te përgjithshëm te pazarit)

1. PAZARI I MADH- aty tregtoheshin prodhime bujqësore dhe zejtare nga më të ndryshmet
2. PAZARI I VOGËL- ishte i shkëputur mjaft nga pazari i madh, ku tregtohej kryesisht bereqet
3. PAZARI I BAGËTIVE- ishte vazhdimi i pazarit të vogël

4. PAZARI I PESHKUT- ishte vendosur në periferi të pjesës qëndrore dhe formonte një shesh të vogël, të përshkuar nga rrugët e shumta të pazarit. Ai rrethohej nga ndërtesat e dyqaneve, ndërsa pranë tij ngrihej hani me të njëjtin emër- Hani i peshkut. Këtu tregtohej peshk që vinte jo vetëm nga liqeni i Prespës, por edhe nga Kosturi
5. PAZARI I BULMETIT- zhvillohej në një nga rrugët më të drejta që e përshkonte tërthor bërthamën qendrore të pazarit. Tregtimi nuk bëhej në një shesh të caktuar, por gjatë gjithë kësaj rruge

6. PAZARI I GRAVE- ishte një pikë tjetër e veçantë. Aty tregtoheshin prodhime shtëpiake, kryesisht tekstile e prodhime leshi, si: qilima, velenxa, çorape, etj për të cilat gratë e Korçës dhe të rrethit ishin bërë të njohura dhe në viset përreth
7. BEZISTENI- për ekzistencën e një bezisteni bën fjalë kodiku i Korçës dhe i Selasforit që në vitin 1875. nuk kemi ndonjë të dhënë mbi pamjen fillestare të bezistenit dhe nuk e dimë nëse është prekur ose jo nga zjarri i tretë i vitit 1879. tradita në popull njeh për bezisten një rrugë të ngushtë 3 m në shpinë të hanit të Elbasanit, në të dy anët e së cilës ngriheshin dyqane. Aty tregtoheshin mallrat ë rralla e të kushtueshme, ndërsa më vonë, në shek. XX edhe pjesë makinerish të lehta

VIJONIN MË TEJ:
8. Thertorja – ishte pranë pazarit të bagëtive
9. Teneqexhinjtë
10. Lëkurëpunuesit
11. Samarxhinjtë
12. Saraçët
13. Zilexhinjtë

SHESHET- i jepnin një gjallëri të jashtëzakonshme pazarit sidomos në ditën e shtunë, e cila tradicionalisht ishte dita e pazarit në Korçë. Ato ditë kishte një dyndje të madhe njerëzish dhe një dëndësi të madhe në sheshe e rrugë, aq sa bëhej i vështirë kalimi. Pazari zjente nga thirrjet dhe zërat e shitësve dhe blerësve. Në treg hidheshin mallra e prodhime gjithfarshe. Shpesh nuk mjaftonin sheshet, kështu që edhe rrugët ktheheshin në pika shitjeje.

RRUGËT, HANET, XHAMIA DHE KULLA E SAHATIT
1. Rruga e kallajxhinjve
2. Rruga e këpucarve
3. Rruga e rrobaqepsëve
4. Hani i Shuleve
5. Hotel “Misiri”
6. Hani i Kafesë
7. Hani i Zallit
8. Hani i Elbasanit
9. Hani i Manastirit

10. Hani i Trebickallinjve
11. Hani i Voskopojarëve
12. Hani i Gjelit
13. Hani i Vithkuqarëve
14. Hani i Baba Aliut
15. Han i Kiços
16. Hani i Kadillinjve
17. Hani i Peshkut
18 Hani me dy porta
Xhamia e Mirahorit
Kulla e Sahatit
Çezma e Radanecit
(Renditja sipas planit të përgjithshëm të pazarit)

Nga Vepror Hasani /Naishtedikur.info