VIOLETA MIRAKAJ/ Në SVA Theater u shfaq premiera e filmit “Delegacioni”, me regjisor Bujar Alimanin.

Ndonëse nuk është një nga ditët e fundjavës, ku të gjithë jemi në punë dhe jeta njujorkeze është shumë e ngarkuar, salla e Teatrit SVA është mbushur plot… Organizimi shumë i mirë prej organizatorëve D. Prevezi dhe Frida Bedaj bëri që për rreth 3 orë emocionet, bashkëbisedimi ndër miq, premiera dhe diskutimi për filmin “Delegacioni” të kalojnë shumë shpejt.

Gjuha shqipe u shtrua këmbëkryq me gjithë larmishmërinë dhe ekspresivitetin e saj, duke kumbuar në mes të Manhatanit. Atë që nuk e bën politika e bën arti, e bën dashuria për të bukurën, për ndjesitë që të jep tabloja re aliste, mesazhi, respektin dhe vlerësimin e njeriut në situatat e absurditetit… Subjekti i “Delegacionit” merret me historinë politike të vendit, duke e hedhur atë si protagonist të filmit, ndërsa elementet qendrore dramatike akoma mbarten nga ndërlikimet dhe sjelljet njerëzore…Jemi në vitin 1990, ku ende Shqipëria ishte e njohur si Republika Popullore Socialiste.

Përjetësimi në art jo vetëm i së bukurës, por i një realiteti të trishtë në atë muaj tetori, në një nga trevat verilindore të vendit, ku ftohtësia e stinës duket sikur ka ardhur më shpejt dhe vendi duket më i mardhur dhe i zhveshur se më parë, përkon me jetën dhe shpirtin e trupave të drobitur në një nga bu, rgjet famëkeqe të Shqipërisë. Salla e mbushur plot me të bur, gosur, të cilët presin të shohin emisionin televiziv, krijohet një situatë sa groteske dhe revoltuese.

Dinakëria e vret urtësinë, kjo është një gjë e sigurt, e cila realizohet me mjeshtëri e profesionalizëm nga artistët e mirënjohur si, Viktor Zhusti (profesori Leo), Ndriçim Xhepa (zyrtari i lartë i partisë Spiro), Xhevdet Ferri (militanti Asllan), është roli i fundit i tij, duke e kujtuar si një nga personalitetet e artit shqiptar, si një nga reformatorët që mundi të ecë në rrugë të vështirë dhe shpesh të pashkelur të administrimit të artit si një e mirë publike dhe kombëtare.

Shqipëria ka përzgjedhur filmin “Delegacioni”, me regjisor Bujar Alimanin dhe skenarist Artan Minarollin, si paraqitje për kategorinë e filmit artistik ndërkombëtar në “Oscar” të vitit 2020. Filmi është një bashkëprodhim me Francën, Greqinë dhe Kosovën. Ngjarja është vendosur në tetor 1990, kur regjimi komunist i Shqipërisë po përpiqet të ngjitet në kontrollin e tij të pushtetit. Jemi në kohën kur një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar reformat politike thelbësore për vendin, që të pranohen në organin europian të sigurisë, OSBE; pra, një delegacion për të komunikuar me qeverinë shqiptare, siç realisht ka ndodhur në atë kohë me Presidentin Ramiz Alia- ku do flitej për të drejtat e njeriut, pra kthimi i pllakës së politikës me rregulla të tjera loje.

Shefi i delegacionit është zoti Loheren, i cili në rininë e tij në Pragë ka qenë student me shqiptarin Leo. Me ardhjen e tij në krye të një delegacioni në Shqipëri kërkon të takojë mikun e tij të rinisë, pa e ditur që ai është i dënuar politik prej 16 vitesh. Për këtë kërkesë që ai bën, shteti vihet në një lloj ngërçi. Duhet të sjellin Leon, ta marrin nga bu, rgu, ta pastrojnë, ta rruajnë, ta sjellin në Tiranë, në atë Tiranën ku në shtëpinë e Leos qëndron e ëma fillikat, ndërsa gruaja dhe fëmijët e kanë lënë. Filmi merret me këtë hark kohor dhe ngjarjet zhvillohen nga mëngjesi që merret nga bu, rgu, deri në çastin e finales – lirimi i një të bu, rgosuri politik afatgjatë, për të bindur europianët që gjithçka është në rregull. Po asgjë nuk shkon siç është planifikuar.

Shokut Spiro (N.Xhepa), një njeri me pozitë në Ministrinë e Brendshme, i caktohet një detyrë, të shkojë e të marrë bashkë me një polic xhahil, i pagdhendur, Asllanin (Xh. Ferri). Të dy këta bashkë, me një makinë ku shoferin e luan Kasem Hoxha, shkojnë në bu, rg. Marrin atje profesorin Leo (V. Zhystin), heroin e filmit, për të cilin zhvillohet ngjarja. “Delegacioni” sjell në vëmendje ndërrimin e situatës shqiptare.

I gjithë filmi të jep rëndësinë që ka një vëmendje, një kujtesë interesante për t’i sjellë ashtu siç reagonin, perceptonin, ashtu siç këta njerëz reagonin me shtetin e me të tjerët, duke qenë të vërtetë, të besueshëm me rrethanat; duket gjithashtu dhe nga zyrtarët mashtrues, pompozë, të cilët ndonjëherë shfaqin më shumë se aluzion të sadizmit ndaj atyre më pak të fuqishëm se ata vetë.

Burimi: Panorama.com.al