Qytetarët e Republikës së Kosovës pas tërmetit shkatërrues e vd, ekje, prurës në Shqipëri kanë ndërrmarrë aksione të shumta për t’i dal në ndihmë shqiptarëve me veshmbathje, batanije e ushqim.

Me këtë rast janë angazhuar “ i madh e i vogël” që të sigurojnë kushte elementare për të prekurit nga tërmeti, ku nga Kosova po dalin mijëra autobusë e kamiona për t’i dërguar ndihmat, shruan Indeksonline.

Por mbi 13 mijë persona vetëm dje kanë hyrë në Shqipëri për të ndihmuar vullnetarisht vëllëzërit e motrat shqiptare.

Sipas Indeksonline, në të gjitha pikat kufitarë në Kosovë-Shqipëri gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në Shqipëri 4733 vetura, ndërsa 3211 kanë dalur, shkruan Indeksonline.

Ndërsa të enjtën 254kamion kanë shkuar në shtetin fqinj, e 219 kanë dalur.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar Indeksonline nga Policia e Kosovës 159 autobusë kanë kaluar nëpër pikat kufitare për të hyrë në Shqipëri, kurse kanë 73 prej tyre.

Kurse 13947 personapas ditës së dytë të tërmetit shkatërrues në Shqipëri kanë marrë rrugën për atje, ndërsa 6327 janë kthyer.

“Të dhënat e më poshtme për hyrje-daljet nga 3 Drejtori të Policisë Kufitare: Hyrje-daljet e veturave, kamionëve, autobusëve dhe personave nëpër PKK, brenda 24 orëve të fundit . Përendimi mbulon kalimet  Kosovë-Shqipëri”,  thuhet në përgjigjen e PK-së për IndeksOnline.

Vlen të theksohet se të gjithë ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri janë liruar nga taksa rrugore në “Rrugën e Kombit”.

“Shoqëria koncesionare e Autostradës Milot – Morinë, “Rruga e Kombit” ka vendosur që të mbulojë vetë shpenzimin e tarifës për të gjitha mjetet që sjellin ndihma nga Kosova për popullin shqiptar. Kalimi për mjetet që sjellin ndihma do të vazhdojë të bëhet pa tarifë deri në momentin e mbarimit të emergjencës”, thuhej në njoftim.

Burimi: Mejdani.com