Kjo histori bën fjalë për një piktor me famë botërore, pikturat e të cilit sot shiten me miliona dollarë. Emri i tij është Van Gogh. E veçanta e historisë së tij është se ai nuk u bë i famshëm veçse pas vd,, ekjes.

Ai ka pikturuar mbi tetëqind tablo të ndryshme, nga të cilat asnjëra nuk u shit gjatë jetës së tij. E vetmja tablo që u shit gjatë jetës së tij, është ajo që u ble nga motra e një miku të tij, e cila e bleu për pesëdhjetë dollarë. Por, edhe kjo që e bleu, nuk e bleu tablonë për vlerat e saj, por për një arsye tjetër që e befasoi piktorin e madh. Ajo ia kishte blerë tablonë sepse ishte e dashuruar me Van Gogh.

Pavarësisht se askush nuk ia blinte pikturat, pavarësisht se të gjithë sikur i tregonin se nuk i pëlqenin veprat e tij, Van Gogh vazhdoi të pikturojë derisa veprat e tij arritën numrin tetëqind. Atij nuk iu shit asnjëra nga veprat gjatë jetës, ishin fëmijët, nipërit e mbesat ata që i shitën dhe përfituan prej tyre. 
Pyetja që të lind teksa lexon se Van Gogh pikturoi tetëqind piktura të ndryshme, pavarësisht se nuk ia pëlqente kush është: “Përse i pikturonte kur nuk i pëlqeheshin?”

Përgjigja e vetme është se: “Ai e shijonte në maksimum atë që bënte! Po, ai e vlerësonte punën e tij dhe e shijonte atë, pavarësisht se njerëzit nuk e vlerësonin. Ai vetë pohonte se: “Gjëja e vetme që më bën të ndjehem i lumtur në këtë jetë është piktura!”

Ska rëndësi se si të shohin dhe si të vlerësojnë njerëzit, ka rëndësi që ti e shijon atë që bën përderisa është e dobishme. Nëse je duke bërë diçka të mirë dhe të dobishme, dije se do të ketë sukses dhe do të përhapet edhe pas vd,, ekjes tënde.

Burimi: Akropoli i Ri