Nga Vepror Hasani

11 shprehje te mençura te kolonjareve

1. Shit kalin e shkollo djalin. KOLONJË
2. Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
3. Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
4. Trimin vr, aje, po mos e shaj. KOLONJË

5. Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
6. Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
7. Gunë e huaj s’të mban ngrohtë. KOLONJË
8. Zër zanatin dhe vere në strehë. (Leskovik)
9. Ka hesap udha e Kolonjës. (Korçë)

Në kohë të mëparshme rruget e krahinës së Kolonjës ishin të rrezikshme e gjindeshin shpesh nën kërcnimin e kacakëve. Për këtë arsye çdo udhëtar qe do të kalonte nëpër ato rrugë e bente hesap fort udhën e bëhej me shokë e armatosej mirë per t’i bërë ballë çdo rreziku.

Kështu edhe per t’i hyre nje pune të veshtirë duhej menduar me pare per te marre te gjitha masat.

10. Ndryshe thuhej: Në ta mban, ja ku është Kolonja!
11. Me mirë pesë sot se dhjetë mot. (Leskovik)/Naishtedikur.info