Një i papunë vajti tek drejtori i një kompanie për tu punësuar si pastrues. Pasi bisedoi me të drejtori i thotë:
– “Je i pranuar në punën që ke kërkuar, por na duhet email-i jot që të dërgojmë kontratën dhe kushtet e punës”.

I papuni iu përgjigj:
– “Unë s’kam email dhe nuk di se çfarë është kompjuteri dhe interneti”.
Drejtori i tha: 
-“Nuk paske kompjuter?! Ne s’kemi si ta marrim në punë dikë që nuk ka email e as kompjuter!”

I papuni doli kokulur dhe mori rrugën e kthimit. Gjatë rrugës pa një fshatar që shiste luleshtrydhe dhe me 10 dollarët e vetme që kishte në xhep bleu sa mundi. Pastaj shkoi derë më derë duke i ofruar njerëzve luleshtrydhe me një çmim më të lartë se i bleu. Në fund pa se kishte fituar 20 dollarë. Nga kjo kuptoi se nuk ishte diçka e vështirë, prandaj të nesërmen bleu luleshtrydhe me 30 dollarët. Duke pare fitimet, filloi të dalë çdo ditë në mëngjes heret dhe për ditë e më shumë fitimet i shtoheshin. Pas disa kohesh bleu nje motor dhe pak më vonë një kamioncinë. Me kalimin e viteve ai e zgjeroi aktivitetin. Ngriti një kompani luleshtrydhesh dhe futi fruta të tjera duke u detyruar të marrë magazina me qera.

Meqë biznesi i kishte ecur iu desh ta siguroje tek një nga kompanitë e sigurimit. Kështu, vajti tek kompania më e madhe në vend dhe punonjësve u thote se kishte ardhur të sigurojë biznesin. Ata e mirëpresin dhe pasi marrin informacionin e nevojshëm dhe verifikojnë dokumentacionin i kërkojnë një email që t’i çojnë marrëveshjen.
Burri u thotë: 
-“Po unë s’kam email, madje s’kam as kompjuter.”

Punonjesit buzeqeshin dhe e pyesin: 
-“Keni ngritur një kompani kaq të madhe frutash për pesë vite dhe nuk keni një kompjuter dhe email?!”
Burri ia ktheu aty për aty: 

-“Sikur të kisha pasur email dhe kompjuter tani do të isha akoma pastrues.”
Ndonjëherë, gjërat që ne i kerkojmë me ngulm i mendojmë si të dobishme për ne, por pa e ditur se mund të na jetë rezervuar diçka akoma më e dobishme. Shpesherë insistojme në diçka dhe vetëm pas pak kohësh, zbulojmë se ka qënë në demin tonë.

Burimi: Akropoli i Ri