Shkodër, 4 korrik 1965

E shtunë, vesha fustanin e bardhë. Kisha zgjedhe edhe kostumin kombëtar, por ishte mjaft i ngarkuar dhe rëndonte shumë. Unë isha 54 kg dhe benevrekët më rrinin të mëdha. Ai ishte një kostum popullor i trashëguar, që kalonte nga një nuse te tjetra. 

Më përgatitën dy gra, duke më lyer fytyrën me sarikan. Por ajo ishte tepër e fortë për lëkurën time të bardhë, me cipë të lëmuar e tejet të bardhë, lëmuar vetëm me ujin e ftohtë të çezmës. Kështu lëkura u acarua dhe u skuq vende-vende dhe vetëm me fasho prej lecke të lagura me ujë të ftohtë u kthye në gjendjen e mëparshme.

Dasmën e bëmë në oborrin e shtëpisë sonë, vilë e bukur dykatëshe, me shumë lule, me dy selvi të larta, me një portë të madhe e të rëndë druri. 
Ishin ftuar tërë të afërmit; isha fëmija e parë në shtëpinë tonë të madhe me dhjetë fëmijë, 5 djem e 5 vajza, që mbarova shkollën e lartë. 

Dritëroi erdhi në dasëm me të vëllain, Tajarin, dhe një kushëri nga Devolli, Njazimi. Dritëroi ishte shumë i gëzuar, pak i trullosur e i ndrojtur, ndoshta nga respekti që tregonin njerëzit e mi, pasi po martohesha me një gazetar e shkrimtar. “

Pjesë nga ditari i Sadijes