Ishte viti 1920 dhe jemi në Shkodër. Shtëpia filmike “Luce” ka fiksuar disa çaste të jetës në pazarin e qytetit më të rëndësishëm të Veriut, ndoshta të Shqipërisë në atë kohë.

Jeta në rrugët e qytetit të Shkodrës gumëzhin e mbushur me njerëz, burra dhe gra me kostume tradicionale shqiptare. Janë kryesisht malësorë që kanë zbrit’ në qytet për të mbaruar ndonjë punë.

Por, mjaft interesant është që në pamje kemi një mol në liqenin e Shkodrës, ku pos disa muzikantëve romë, shihet që hedhin valle një grup toskësh, të cilët me siguri kanë mbërritur në Shkodër për tregti.