Gëzuar ditëlindjen Liljana Kalleshi!
Sot, Liljana Kalleshi ” Mjeshtër i Madh” feston 68 vjetorin e lindjes.
Lili e filloi aktivitetin e saj artistik që në moshën 9 vjeçare si akrobate amatore në Estradën Profesioniste të Shkodrës.

Emërohet profesioniste në vitin 1967 kur ishte vetëm 17 vjeçe. Veprimtaria e saj artistike si akrobate dhe drejtuese e grupit të cirkut pranë teatrit ” Migjeni” ka zjatur deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe është vlersuar me dhjetra çmime. Në fillim të këtij viti, Presidenti i Republikës i jep titullin: ” Mjeshtër i Madh”.

Ajo mbetet një ikonë e cirkut. Plot virtyte, por që me thjeshtësinë e saj, kurrë nuk e ka ngritur zërin e madhështisë, por ka ngelur modeste. Kur flet, fjala e saj zë vend për vetë argumentet që përcjell. Ka filluar në moshën 9- vjeçare në rrethin e Baletit pranë Shtëpisë së Pionierit në Shkodër, me instruktore artisten e madhe Roza Xhuxha (Anagnosti) në vitin 1960. Nga lëvizjet elegante që realizonte e afroi pranë grupit të akrobatëve trajneri i grupit z. Myftar Tafili. Në atë grup bënin pjesë talentet e cirkut shkodran si: Fatmir Gokovi, Nikolin Gjergji, Faruk Kalleshi etj..

Burimi: AktoretShqiptare