Shkolla është fushë – beteja që të përgatit për jetën, për të ardhmen.
Shkolla është vatra e dijes.
Profesioni i mësuesit është human. Mësuesi është ai që të fton në rrugën e dijes, të udhëheq drejt saj dhe të përgatit për jetën.

Para viteve ’90, roli i shkollës në shoqëri ishte parësor.
Një fëmijë i arsimuar kishte një të ardhme të sigurtë, një mundësi punësimi më të mirë dhe me të ardhura të kënaqshme.
Me ndryshimin e sistemit qeverisës ndryshoi gjithçka.
Them gjithçka sepse ndryshoi jo thjesht roli i shkollës dhe rëndësia e saj por, gjithçka që lidhet me koston e jetës.

Nëse do t’i referohemi shkollës atëherë le të analizojmë disa fakte.

1) Interesi i fëmijëve për shkollën.
Para viteve ’90, deri diku edhe pas viteve ’90 nxënësit shkonin në shkollë me përparëse të zezë me jakë të bardhë.
Të gjithë ishin të barabartë.

Të gjithë kishin qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta në mësime.
Nxënësit shkonin në shkollë me dëshirë. Tek – tuk kishte ndonjë dembel.
Ndërsa sot, nxënësit e veshin uniformën me detyrim, ka ditë që bëjnë sikur harrojnë ta veshin ose nxjerrin si justifikim “është e pa larë”.

Por, ka edhe nga ata nxënës që në institucionet arsimore paraqiten të veshur me veshje të veçanta, zakonisht fetare. Është absurd që një vajzë në klasën e tretë fillorë të shkojë në shkollë e mbuluar me perçe për shkak se frkuenton myslimanizmin.

Shkolla duhet të ketë një uniform!
Të gjithë nxënësit duhet të jenë model!
Sot, nxënësit i kushtojnë më tepër rëndësi aparencës se sa rezultateve në mësime.

Sot, nxënësit vuajnë nga dembelizmi ose fobia e të mësuarit.
Janë më tepër të dhënë pas teknologjisë, frekuentimit të fast food -ve e PUB -ve se sa për shkollën.
Shkolla tashmë ka rol dytësor dhe jo më parësor.

Madje, mijëra nxënës, gjimnazin dhe studimet e larta i vazhdojnë part – time dhe jo me kohë të plotë.
Por, një pjesë e mirë e nxënësve dhe studentëve edhe pse dëshirojnë t’i ndjekin studimet rregullisht nuk janë të favorizuar nga ana ekonomike.

2) Rezultatet e tyre në mësime.

Nxënësit kanë qenë jo thjesht krenaria e prindërve por edhe e mësuesve.
Me rezultate të shkëlqyera dhe fleta lavdërimi, ata ishin krenaria e shkollës dhe gjithë qytetit.
Mësuesit ndjeninkënaqësi dhe ndiheshin të shpërblyer për mundin dhe punën e tyre. Sakrifica e tyre vlerësohej nga nxënësit.

Edhe ndonjë nxënës që nuk kishtë rezultatae të shkëlqyera, përpiqej të arrinte një rezultat pozitiv për të bërë krenar prindërit dhe mësuesit.
Ndërsa sot, dëgjojmë shpesh frazën: “një copë pesë do e marr”.

Është për të ardhur keq që brezat e ardhshëm arsimohen thjesht sa për të marrë “një copë pesë”!
Në këtë mënyrë ata tregojnë që nuk kan as respektin dhe vlerësimin minimal për veten e jo më për prindërit dhe mësuesit që i udhëheqin në rrugën e dijes.

3) Marrëdhënia mësues – nxënës.

Respekti për mësuesen ruhet për shumë vite, madje gjatë gjithë jetës; sidomos për mësuesen e parë.
Por, si është raporti mësues – nxënës brenda mureve të klasës?
Dikur, mësuesja konsiderohej nënë e dytë.

Ishte ajo që kujdesej për nxënësit dhe iu dhuronte atyre dashuri gjatë orëve që kalonin në shkollë.
Ndërsa sot, shpesh dëgjojmë në media dhe rrietet sociale ngjarje të dhunshme nga ana e mësueve ndaj nxënësve por, fatëkeqësisht edhe anasjellas; kur nxënësi dhunon mësuesin.
Ky është fenomeni më absurd që ndodh në shkolla dhe duhet ndalojë së funksionuar në mënyrë kategorike.

4) Marrëdhënia prind – mësues.

“Ndoshta do ishte mirë të quhej marrëdhenia prind – prind”!
Pasi, edhe nëna ose babai edhe mësues /i, ja kanë rol edukativ tek fëmija (nxënësi).
Dikur, para viteve ’90 kjo marrëdhënie ka patur një vlerë të veçantë.
Ndërsa sot, për shkak të të dyja palëve, kjo marrëdhënie nuk ekziston më.

5) Marrëdhënia nxënës – nxënës.

Para viteve ’90, nxënësit përbënin një “komunitet” produktiv dhe shumë pozitiv për shoqërinë.
Midis tyre ekzistonte një marrëdhënie e ngushtë vëllazërore. Ata i gjendeshin njëri – tjetrit pranë në çdo moment, pa dallim feje, ideje, niveli social apo ekonomik etj.
Edhe nxënësin e rezultatet më të ulëta në mësime e nxisnin të përparonte në mësime.

Edhe nxënësin me sjelljen më problematike e nxisnin të sillej pozitivisht dhe e kthenin në rrugë të drejtë, në mënyrë që të ishe i dëshiruar dhe jo i padëshiruar në shoqëri apo komunitet.
Po sot, çfarë ndodh?
Është absurd dhe e pakonceptueshme të shikosh si nxënësit tallen më shokun apo shoqen që është i/e varfër!

Është absurd të shikosh si e përçojnë një nxënës që ka rezultate të ulëta, madje arrijnë deri sa marrin vendime ekstreme, e lënë mënjanë, e përjashtojnë nga shoqëria!
Është vërtet për të ardhur keq!!!

6) Roli i mësuesit në klasë.

Por, përball këtyre fenomeneve, çfarë bën mësuesi?
Ndoshta nuk është faji i mësuesit por edhe i prindërve.
Fëmija këto shenja diskriminimi, para se ti shfaq në shkollë i shafaq kudo, në familje shoqërinë e fëmijërisë dhe në çdo situatë të caktuar.

Si prindi edhe mësuesi duhët “të bëhen një” dhe të mos e tolerojnë fëmijën në situate të tilla.
Por, në ditët e sotme, mësuesi përball nxënësve është thjesht përhapësi i dijes e jo i vlerave të vërteta.

7) Roli i edukimit.

Cili është roli i edukimit te nxënësi?
Thjesht edukimi akademik?
Kjo është totalisht e gabuar!!!

8) Frekuentimi i shkollës.

Frekuenti i shkollës në ditët e sotme është një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë tonë.
Dikur nxënësit shkonin me dëshirë në shkollë. Ndërsa sot, me pahir.
Ka nga ata që nuk e frekuentojnë fare shkollën. Nxihet rregjistri nga mungest.
Sidomos fëmijët e komuniteteve rome dhe egjyptiane.

9) Vlera e diplomës.

Kjo është çështja që në ditët e sotme zë hapsirën më të madhe të bisedave, në çdo ambjent.
Po ti referohemi arsimit para viteve ’90, një i diplomuar dhe sidomos me rezultate të shkëlqyera gjente fare lehtë një vend pune.

Ndërsa sot, për fat të keq ka edhe nga ata persona që janë diplomuar dhe ende (për shumë vite) nuk kanë arritur të gjejnë një punë.
Kjo bën që një njeri i arsimuar të ndihet i nënvlersuar dhe ta konsiderojë një diplomë universiteti të pavlefshme.

10) Tregu i punës.

Tergu i punë?
Një çështje që kërkon sqarim gjerë e gjatë.
Por, fenomeni më i goditur i ditëve të sotme është ky:
“Një student i diplomuar për ekonomi punon kamarier, ndërsa një student i diplomuar për drejtësi punon banakier”!