Kohët kanë ndryshuar dhe mësimdhënia ka evoluar. Tashmë të mbarosh studimet për mësues nuk të jep prestigjin e dikurshëm kur mjaftonte një shkollë e mesme pedagogjike. Për shumë vite ish-Normalja që pas @lirimit mori emërtimin shkollë pedagogjike, mbajti vendin kryesor sa i përket mësuesve që jepnin mësim aty dhe nxënësve që vinin nga të katër anët e vendit.

Kjo shkollë që mori edhe emrin e drejtorit të parë të Normales, “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.  Në kujtesë të brezave të arsimit, mësues dhe nxënës po pozojnë një foto të vitit 1970, ku janë maturantët e këtij viti para godinës së shkollës. Shikoni sa shumë mësues e nxënës kishte kjo shkollë.  Fotografia tregon jo vetëm numrin por edhe një estetikë në veshje.

Në mes të fotografisë, me kostum të bardhë është drejtori Vasil Kamami, ashtu sië janë edhe mësuesit e mirënjohur për opinionin elbasanas dhe më tej, Sotir Paparisto, Besim Qorri, Shyqyri Demiri, Grigor Kallajxhiu, Mehmet Turhani, Abdyl Kajanaku, Alemshah dhe Gani Bedhia, Bukurosh Sejdini, Flutura Kotherja, Tomor Arianiti, Shefqet Peni, Vilson Todri e shumë të tjerë për të cilët do ju luteshim të na ndihmoni me emrat e tyre. AD, Fation Kajanaku/Konica.al/Bardha Nergjoni