“Edukimi i mendjes, pa edukimin e zemrës, s’është fare edukim”. – Aristoteli. Në këto ditë të para të vitit akademik 2019-2020 kujtojmë një nga shkollat e Kosovës, shkollën “Skëndërbej”, të parën shkollë shqipe të Gjakovës.

Fotografia është bërë gjatë vitit akademik 1916-1917, e në të shquhen mësues e nxënës të asaj shkolle. Veç plisit tradicional, vëmendjen e tërheq, me të drejtë, fotografia e Mbretit të Shqiptarëve, Vilhelm Vidit, i quajtur edhe “Skënderbeu i dytë”.

Egz Ndonëse në kohën që është realizuar fotografia Mbreti Vid kishte të paktën dy vjet që nuk qëndronte më në fronin e Shqipërisë, aspiratat e bashkimit të shqiptarëve që u përflakën gjatë mbretërimit të shkurtër të tij evokohen heshtazi nga kjo fotografi.

Burimi: AQSH