Bashkim Hoxha
Bashkim Hoxha

Bashkim Hoxha është shkrimtar shqiptar i lindur në 1954. Ka krijuar disa vepra letrare të njohura mbarë shqiptare dhe për to qyteti i Durrësit me rastin e 50 vjetorit t lindjes së tij i ka dhënë mirenjohje “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë me radhë veprash si :”Heronjte e Viagres”, “Romance ne diten e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” ( “Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”. Romani “Balkan Hotel” dhe romani “Ground Zero”jane botuar edhe ne anglisht nga Wheatmark (Arizona, USA). Bashkim Hoxha ne krijimtarine e tij shquhet per gjetje origjinale dhe kendveshtrime interesante. Nje tipar i rendesishem eshte nderthurja e teknikave teatrale e filmike me letersine. Nga kritika letrare eshte cilesuar si nje shkrimtar qe i perket postmodernizmit.

Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit “Koha per t’u zgjuar”, në të cilin komunikon me nje pjese teleshikuesish për probleme ne pergjithesi që nga viti 1997.

Me 30 qershor 2010 Presidenti i Republikes z. Bamir Topi i akordoi titullin MJESHTER I MADH ne nje ceremoni ku u dha edhe premiera e komedise se tij “Udhetimi pa vize i nje alieni”.

Tituj të veprave

  • “Askushi (drame)
  • “Gruaja e shiut”
  • “Missing”
  • “Heronjte e viagres”
  • “Romance ne diten e krimit”
  • “Sakrifica”
  • “Lakuriq”
  • “Ground Zero”
  • “Dëshmitari i Shkretëtirës”
  • “Hotel Ballkan”
  • “Mbreti i Vesës”
  • “Mot i keq për dashuri”
  • “Fjalë të ndyra dashurie”
  • “Njeriu tjetër”
  • “Një lolo dhe një mbret”
  • “Unë dhe Mefistofeli” (dramë)
  • “Ftesë për gjyq”
  • “Këngë dashurie dhe korba” (drame)
  • “Qyteti pa dashuri”
  • “Ne te gjithe kenduam Margariten”(komedi)
  • “Udhetimi pa vize i nje alieni” (komedi)

Ka sjell ne filma keto skenare

  • Valsi i ngrirë në Prishtinë (1999) (TV)
  • Kronika e një nate (1990)
  • Një vonesë e vogël (1982)
  • Plumba perandorit
  • Ne cdo stine (1980)
  • Një udhëtim i vështirë (1977)
  • Zemrat që nuk plaken (1977)