Faik Ballanca

Faik Ballanca lindi më 1945 në Tiranë, në një familje me origjinë nga Dibra. Mbaroi Fakultetin Histori-Filologji në degën e gazetarisë dhe pas përfundimit të tij punoi në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe në revistën “Nëntori” të Lidhjes së Shkrimtarëve.Tregimet e para nisi t’i botonte në vitin 1962.Nevoja për te lexuar edhe literaturë jashtë kornizave të socializmit realist ate e shtynë të mësoi gjuhë të huaja. Përktheu nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja. Me krijimet e tij, Faik Ballanca arriti të krijonte personalitetin e tij të veçantë si shkrimtar, në saje të kulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupulozitetit të tij krijues.Vrau veten më 1977.

Proza e tij është e magjishme e moderne. Dhe pse erërat e ftohta dhe dëborërat me ngricë i jane vërsulur me tërbim çnjerëzor shëndetit dhe krijimtarisë së tij, ai papritur mbyIli jetën, a jetën ia mbyllën papritur, kur letërsia shqipe kishte nevojëpër të.Pa Ballancën letrat shqipe ndjenë dhimbje, u tkurrën e pësuan humbje.E zvogelimi i hapësirave, është vdekjeprures per artin letrar.

Po perniend disa nga titujt e librave të Faikut, per të kuptuar marrëdhëniet e tij me kohën që jetoi: “Rrëmbirni” (tregime, 1970), “Mbasdite të Lagura” (tregime, 1971), “Katër orë larg shtëpisë” (novela, 1972), “Letra Anonime” (trcgime e novela, 1973), “Pritësit e rrufeve” (tregime e novela, 1975), “Tregime të zgjedhura” (1976), si dhe disa botime pas vdekjes “Perendia e shtepise” (1985), “Nomeja e larget” (roman, 1989), “Kenga e fundit e Marko Boçarit” (novelë, 2002), “Mbama pak pallton, çun” (tregime të zgjedhura, 2003), etj). Po t’i vërejme me kujdes, këta tituj kane një apo disa të përbashkëta mes tyre. ndonëse ne aspektin formal autori ben komunikimin e pare me lexuesin. Ne këto tituj nuk eshtë e vështirë të dallosh edhe simbolikat e largesise e të moskomunikimit, të cilat jane brengosëse e tronditëse, dëshpëruese e tragjike. Ai ndoshta nuk e dinte çdo të thotë të dalësh i mundur nga një betejë që e përjeton dita-ditës si sfidën me të madhe të jetës.

Sfida e romanit Nomeja e Largët do ndeshej me një mur heshtjeje, dhe kjo ishte e rrezikshme. Sepse kjo ndodhte në klimën e ndëshkimeve per të ashtuquajturat ndikime te huaja. Ishte klima që të priste krahët dhe sado sfidant i lindur dhe kryeneç, as ai s’mund të fluturonte pa krahë. Tedor Laço shkruante :Dikush me tha se Lidhja kishte dhënë urdhër që asnjë të mos shkonte pjr ngushëllim dhe pjër varrim. Vetëvrasja dënohej nga Partia. I kërkova nenës se tij disa fletë të tregimit të pambaruar “Vdekja e Ukshinit” Në faqen e fundit ishte një njollë gjaku. Aktin e fundit po e nënshkruante me tërheqjen e këmbëzës të tekes se re automatike. Gjuetia po bëhej pasioni i tij i fundit.” Të përmbledhura në katër vëllime, si “Rrëmbimi” – 1970, “Mbasdite të lagura”- 1971, “Letra anonime” – 1973 “Pritësit e rrufeve” – 1975, plot 45 tregime, janë tashmë pasuria që na la ky prozator i talentuar të shkruara në harkun e një dhjetëvjeçari të vetëm. Përveçse ai shkroi edhe novela e një roman me temë nga realiteti i atyre viteve. Gjithashtu Ballanca njohu edhe botime të tjera si “Tregime të zgjedhura” – 1976, “Perëndia e shtëpisë”. Edhe kjo e fundit është një përmbledhje me tregime të zgjedhura, botuar në Prishtinë më 1985.

Ballanca ndjehej krejt ndryshëm brenda shpirtit e botës së tij. Ftohtësia dhe vetmia i jepte krah. Kishte një lloj kujdesje ndaj të tjerëve, kolegëve dhe ambjentit letrar që e rrethonte. Kjo mbase e ka shpëtuar tregimtarin e ri nga ambicjet dhe sulmet dashakeqe që gjithësesi nuk kanë munguar asnjëherë, por që nuk e kanë tronditur, deri në atë masë sa të ishte viktima e rradhës. Mëvetësia u bë kësisoj barkë shpëtimi. Kishte jetën e tij dhe nuk dëshëronte tu binte në qafë tê tjerëve. Ai ishte dhe mbeti një shkrimtar realist, në kufijte e së cilës u ndje zot. Kjo dallohet dukshëm jo vetëm tek struktura e tregimit të tij, i cili nuk kishte ngarkesë politike, dhe nuk përfshinte direktivat në formë fushate që jepte partia.

Në përgjithësi personazhet në tregimet e Faik Ballancës janë njerëz që i hasim në rrugë, në punë, me hallet dhe problemet e tyre. Ata natyrisht, dashurojnë, vuajnë, gabojnë dhe vdesin, sepse mbi të gjitha, janë thjesht njerëz. Dhe autori nuk i paragjykon aspak, nuk i heretizon, por as nuk i himnizon personazhet.

Kësisoj, ata nuk janë as edhe të përkryer, të pagabueshëm, shembullorë, siç gjenden rëndom në pjesën dërmuese të letërsisë së asaj kohe, sepse kështu nuk mund që t’i gjejmë as edhe në jetën tonë reale. Ballanca, arrin të zbulojë tipare ngadhnjyese të jetës, vlerën dhe kuptimin e saj.Ai Ishte dhe mbetet edhe sot një shkrimtar i fuqishëm e thellsisht realist, që i bën nder letërsisë shqiptare.

Marre me shkurtime nga libri i Xhahid Bushatit”Burra te vdekur- te gjalle….”
Burimi: GP