Xhevahir Spahiu
Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu, u lind më Malind të Skraparit më 1 mars 1945. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Vlorë, ndërsa studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi shqipe. Nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit, më pas në revistën “Nëntori”, mësues letërsie dhe libretist në “Teatrin e Operas dhe Baletit” në Tiranë. Ka qenë Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe nga viti 1998 Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit.
Xhevahir Spahiu është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm i cili ka padyshim zërin e tij të ndryshëm në fushën e poezisë shqipe.
Xhevahir Spahiu jeton në Tiranë.

Tituj të veprave:

Vëllime me Poezi:

Mëngjes sirenash (1970)
Vdekje e perëndive (1977)
Dyer dhe zemra të hapura (1978)
Bashkohësit (1980)
Agime shqiptare (1981)

Nesër jam aty (1987) (vlerësuar me cmimin Migjeni)
Heshtje s´ka (1989)
Poezia shqipe (1990)
Kohë e krisur (1991)
Ferrëparajsa (1996)
Udha (2005)

Libra me poezi për fëmijë:

Ti qytet i dashur (1973)
Zambakët e Mamicës (1981)
Ekrani i kaltër (1982)
Kitaristët e vegjël (1983)

Kryeartëzat (1987)
Dielli i lodrave (1990)

Vëllime me përmbledhje poetike:

Vdekje perëndive (1981)
Tek rrënja e fjalës (1988)

Përmbledhje me reportazhe:

Dyer dhe zemra të hapura 91978)
Bashkëkohësit (1990)

Gjithashtu autori ka bërë shumë përkthime nga autorë të huaj

Burimi: Gazeta Vatra