E shkruar nga vellai i Anita Bitrit Arben Bitri: Buzëqeshja jote ishte plot dritë, sytë e bukur shkëlqenin si shkëndite, fytyra e ëmbël ëngjëllore, zëri yt i këndshëm me tinguj melodiore, dora jote mbi shpatullën time, o zot mu duke sikur ishe bija e perëndive, Ëngjëll ishe ëngjëll do mbetesh.

Anita për një periudhë të shkurtër ka dhënë mësim në korrin e shkollës në Vllahin të rrethit të vlorës dhe ish nxënësja e saj na dërguar këtë poezi kushtuar ish mësueses së saj të dashur Anita Bitri, ku ndër të tjera ish nxënsja e Anitës thotë: – “Ëmbëlsia e personalitetit të saj edhe pse periudhë shumë e shkurtër ka ngelur në kujtesën time”.

Krahas këngës Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe dëshira e saj që bën të mundur vazhdimin e studimeve të shkollës së lartë në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në vitin 1989 diplomohet si mësuese kantoje.

Profesionin e mësueses ajo e ushtroi vetëm për pak muaj, pasi ajo që e thërriste ishte kënga. Zoti i kishte caktuar një mision, të lumturonte populli e vet me zërin e saj magjik.

Një zë dhe një këngëtare që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk do ta harrojnë kurrë, Stafi i Na Ishte Dikur