Pas 21 vitesh martese, gruaja ime deshironte qe une te ftoja per darke nje grua tjeter. Pappritur me tha “Te dua, por e di qe kjo gruaja tjeter te do ty gjithashtu dhe do deshironte qe te kalonte pak kohe me ty”.

Gruaja tjeter, qe ishte nena ime, ishte vejushe prej 19 vitesh, por kerkesat e punes dhe te tre femijeve te mi kishin bere te mundur qe vetem rastesisht dhe shume rralle ta vizitoja ate. Po ate nate I telefonova dhe e ftova ate per darke dhe gjithashtu per te shikuar nje film. “Cfare ka qe nuk shkon? A je mire?” me pyeti ajo.

Nena ime eshte ajo lloj gruaje qe dyshon se nje telefonate naten vone ose nje ftese surprize eshte shenje e lajmeve te keqija. Iu pergjigja qe do te ishte bukur te kaloja pak kohe me te. Vetem ne te dy. Ajo u mendua per nje moment dhe tha qe ideja I pelqente jashte mase.

Ate te premte pas pune, ndersa une po shkoja qet a merrja isha pak nervoz. Kur mberrita tek shtepia e saj vura re se edhe ajo ishte pak nervoze rreth takimit tone. Po priste tek dera me pallton e veshur. I kishte bere floket kacurrela dhe po vishte te njejtin fustan qe kishte veshur per te festuar pervjetorin e saj te fundit te marteses. Buzeqeshi dhe fytyra e saj ishte po aq rrezatuese sa e nje engjelli. “I tregova shoqeve se jam duke dalur me djalin tim dhe atyre ju beri pershtypje” tha ajo ndersa po hipte ne makine . “Po presin me padurim qe t’iu tregoj rreth takimit tone”.

Ne shkuam ne nje restorant qe megjithese nuk ishte elegant, ishte shume I kendshem dhe I rehatshem. Nena vendosi doren ne krahun tim si te ishteZonja e Pare. Pasi u ulem une duhej te lexoja menune. Syte e saj mundeshin te lexonin vetem shkronja te medha. Papritur, ngrita syte dhe shikova nenen qe po me veshtronte .

Nje buzeqeshje nostalgjike mbizoteronte ne buzet dhe fytyren e saj. “Isha une ajo qe duhej te lexoja menune kur ti ishe I vogel” tha ajo. “Atehere ka ardhur koha qe ti te pushosh dhe te me lejosh qe te te kthej nderin” iu pergjigja une. Gjate darkes beme nje bisede te kendshme, asgje e jashtezakonshme, thjesht nje diskutim per te rejat e fundit mbi jetet e secilit. Folem aq shume sa nuk e shikuam fare filmin. Kur ne mberritem ne shtepine e saj ajo me tha “Do te dalim bashke perseri por vetem nese ti me lejon qe te te ftoj une radhen tjeter”. Pranova.

Pak dite me vone nena ime vdiq nga nja infarkt. Ndodhi kaq papritur saqe nuk kisha mundesine te beja asgje per te. Disa dite me vone mora nje zarf me nje kopje fature te po te njejtit restorant ku kishim darkuar me nenen. Nje shenim brenda ne zarf thoshte: “E pagova kete fature me perpara. Nuk isha e sigurte ne do te isha aty. Po rsidoqofte kam paguar per dy veta, nje per ty dhe nje per gruan tende. Kurre nuk ke per ta marrur vesh se cfare kuptimi kishte ajo nate per mua. Te dua, bir.”

Ne ate moment e kuptova rendesine e te thenurit “TE DUA” ne kohe dhe ti japim te dashurve tone kohen qe ata meritojne. Asgje ne jete nuk eshte me e rendesishme sesa familja jote. Jepu atyre kohen qe ata meritojne sepse keto gjera nuk mund te shtyhen deri ne “nje here tjeter”.