Shkurte Fejza dhe Kastriot Tusha kanë bashkuar forcat për një këngë e cila vjen në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Dy këngëtarët e njohur kanë bashkëpunuar me Faruk Tashollin dhe Edmond Zhulalin për të sjellë këngën “Një zemër”, së cilës i kanë bashkangjitur edhe videoklipin.

Në fund të këngës, dy mjeshtrit e muzikës bashkojnë duart për të krijuar shqiponjën, simbolin kombëtar shqiptar, shkruan KultPlus.

Me 17 shkurt 2018, Kosova feston dhjetë vite pavarësi dhe kësisoj edhe këngëtarët dhe artistët nisin e krijojnë diçka simbolike mbi këtë ditë të rëndësishme në historinë e Kosovës.