Shoku yne Tili
Shoku yne Tili

“Shoku ynë Tili” është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1981.

Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Qazim Kashari, Naum Bitri & Halil Kamberi, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Tahsin Hoshafi.


Përmbajtja

Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollë. Ka humor por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën e cila e ka në kujdestari. Tili nga ana e tij kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme ku mësuese është Besa. Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij ai vazhdon rrutinën e mëparëshme. Gjëndja keqësohet kur ai edhe Luli shuajnë dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arijnë ta bindin dhe të kthejë rrugë.

Aktorët në role

  • Elida Janushi……mësuese Besa
  • Arben Latifi……Tili
  • Lutfi Hoxha……Qemali, babai i Tilit
  • Zyliha Miloti……mamaja e Tilit
  • Vasillaq Vangjeli……Vasoja, shoferi i autobuzit
  • Mirketa Çobani……mësuese Drita
  • Zef Bushati……Bujari, mësuesi i punës me dru
  • Ndrek Shkjezi……mësuesi i gjeografisë, Faiku
  • Minella Borova……Shpëtimi, bashkshorti i Besës
  • Antoneta Papapavli……drejtoresha e shkollës
  • Shkëlqim Fejzo……
  • Herion Spiro……Albani
  • Mimika Luca……