“Shoku ynë Tili” është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1981.

Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Qazim Kashari, Naum Bitri & Halil Kamberi, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Tahsin Hoshafi.

Aktorët në role
Elida Janushi……mësuese Besa
Arben Latifi……Tili
Lutfi Hoxha……Qemali, babai i Tilit
Zyliha Miloti……mamaja e Tilit

Vasillaq Vangjeli……Vasoja, shoferi i autobuzit
Mirketa Çobani……mësuese Drita
Zef Bushati……Bujari, mësuesi i punës me dru
Ndrek Shkjezi……mësuesi i gjeografisë, Faiku

Minella Borova……Shpëtimi, bashkshorti i Besës
Antoneta Papapavli……drejtoresha e shkollës
Shkëlqim Fejzo……
Herion Spiro……Albani
Mimika Luca……

Përmbajtja
Tili është një nxënës i vështirë që bëhet problem për familjen dhe shkollë. Ka humor por edhe i bezdishëm. Ka probleme me mësuesit, sidomos me mësuese Dritën e cila e ka në kujdestari. Tili nga ana e tij kërkon të shkojë në klasën e mëparëshme ku mësuese është Besa.

Edhe pse e pranojnë kërkesën e tij ai vazhdon rrutinën e mëparëshme. Gjëndja keqësohet kur ai edhe Luli shuajnë dritat e shkollës në ditën e takimit me prindërit. Me punën e palodhur të mësuesve Besës dhe Bujarit, arijnë ta bindin dhe të kthejë rrugë.