Shpejtësia e viteve
Me çfarë shpejtësi ikin vitet?! Me shpejtësinë e jetës! Ja pse: në këtë foto jemi me Ninin në shtëpinë e Patricia Nugee në Londër në shoqërinë e Vera Blloshmi, stërmbesës së Ismail Qemalit.

Verë e vitit 1994! Vera Mellet (Blloshmi) me flokë të verdhë e sy të kaltër si një kukull fliste një shqipe sikur shpaloste rrobat e bardha të dasmës ruajtur në një sepet elbasanas për pesëdhjet vjet me rradhë!

Oh, çfarë lezeti i kishte fjala! Kur ecte mbi tapet më dukej si një zog që kërcente mbi barin e lëndinës! Në shtëpinë e saj, kur i shkova në Datchet pranë kështjellës në Windsor, na bëri byrek e s’ ngopeshim së çmalluri! Ajo fliste e mua më dukej se dëgjoja shqipen e Kristoforidhit!

Me çfarë shpejtësi ecën jeta?!

Kanë kaluar 25 vjet nga kjo foto e mua më duket sikur dje! Kujtimi i Verës si shija e një gote vere të kuqe vërtet të mirë!