Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tr, agjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Milaim Qorraj me gruan e tij, Zelfijen, po presin një familje nga Durrësi, të cilën do ta marrin në shtëpinë e tyre pas tërmetit që ndodhi në qytet, siç raporton Radio Evropa e Lirë.

Familja tek e cila kishin qëndruar gjatë luftës, 20 vite më parë, tani ka nevojë për ta. Tre anëtarët e familjes Kazanxhi janë të lumtur që kanë një shtëpi të dytë në Kosovë.

“Jemi miq të vjetër që nga koha e lu, ftës. Nuk e kemi harruar miqësinë. E patëm sikletin tonë atje dhe thamë me këtë rast të vijmë të takohemi me miqtë tanë”, thotë Mihal Kazanxhi.