Një plakë po ecte në rrugë…. ndaloi, hoqi nga shporta që mbante në duar disa gjethe fiku dhe nxori nga ajo dy fiq për të më qerasur…

Njihemi gjë zonjë? E pyeta…

– Jo biri im, është e nevojshme të të njoh, që të të qeras? Njeri nuk je? Njeri jam dhe unë, nuk mjafton kjo? Buzëqeshi me një të qeshur të freskët prej vajze… Kështu vijoi rrugën dalëngadalë drejt kështjellës.

Dy fiqtë ishin të mrekullueshëm dhe mendoj se kurrë nuk kam ngrënë aq fiq të shijshëm. Por më tepër po më shijonin fjalët e plakës…

”Njeri nuk je? Njeri jam dhe unë, nuk mjafton kjo?”

Nikos Kazantzakis

Burimi: Akropoli i Ri